Përmbledhje

4 VITET E SUKSESIT DHE ZHVILLIMIT TE VAZHDUESHEM PER TÜV AUSTRIA ALBANIA
Të reja

03/05/2017

TÜV AUSTRIA ALBANIA feston prezencën prej katër vitesh duke ofruar shërbime të specializuara në fushën e auditimeve, çertifikimeve, trajnimeve dhe inspektimeve teknike jo vetëm në tregun shqiptar por dhe në Kosovë.

Përgjatë këtyre viteve kompania është listuar në krye të tregut për shërbimet e ofruara duke pasur si objektiv prosperitetin dhe përparimin e mëtëjshëm të shoqërisë. Si degë e TÜV AUSTRIA HELLAS, duke shfrytëzuar ekspertizën dhe mbështetjen shkencore të kompanisë mëmë dhe të TÜV AUSTRIA GROUP ushtron prej katër vitesh me rezultate gjithmonë në rritje aktivitetin në Çertifikimin e Sistemeve të Menaxhimit, Produkteve Materiale, Makinerive dhe Pajisjeve Ngritëse, Ashensorëve, Instalimet e Ndërtaseve, Industrive dhe në Çertifikimin e Kualifikimeve Profesionale. 

Ndër të tjera ofron tek klientët pasaportën për zgjerimin e tyre në tregjet lokale dhe ndërkombëtare duke përfshirë në portofolin e saj më shumë se 15 shërbime të reja si inspektime dhe çertifikime të produkteve organike, parqeve fotovoltaike, eolike, miratime të tipit të automjeteve, qendra argëtuese për fëmijë dhe të rritur (parqe lojrash), parqe ujore argëtimi, kënde lojrash, shkallë lëvizëse, verifikime raportimesh të Përgjegjësisë Sociale të Korporatave.
Nëpërmjet organizatës së trajnimeve TÜV ACADEMY, përgjatë viteve të aktivitetit të Kompanisë janë trajnuar më shumë se 400 drejtues ekzekutiv dhe punonjës të administratës dhe teknikë të sektorit privat dhe publik nëpërmjet programeve trajnuese të çertifikuara dhe të liçensuara pranë Qendrës Kombëtare të Liçensimit, duke përforcuar karrierën e tyre profesionale dhe duke mbështetur potencialin e tyre si në Shqipëri ashtu dhe në vendet e tjera.

Tashmë objektivat e TÜV AUSTRIA ALBANIA janë edhe më të larta duke synuar që të mbajmë rolin tonë si partneri juaj kompetent, i sigurt dhe i besueshëm.