Përmbledhje

Argjiro Group iu bashkua TÜV Austria Albania!
Të reja

08/06/2018

Kemi kënaqësinë të njoftojmë çertifikimin e kompanisë më të re që i shtohet të portofolit tonë.

Argjiro Group është çertifikuar së fundmi në përputhje me kërkesat e standardit OHSAS 18001:2007 nga TÜV Austria Albania.

Kompania është krijuar në shkurt të vitit 2002, ndërsa sot është një nga kompanitë më të mëdha që operojnë në tregun e jugut të Shqipërisë. Veprimtaria e saj përfshin projektim, shtypshkrime dhe stampime të materialeve publicitare.

Standardi OHSAS 18001 përcakton me detaje kërkesat e përgjithshme për ngritjen e Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në punë në një kompani. Ky sistem fokusohet në kontrollin efektiv të të gjitha rreziqeve në punë duke përfshirë të gjitha palët  në proçes (punëtoret, vizitorët, siguruesit, shoqëria) si dhe përmirësimin maksimal të Shëndetit dhe Sigurisë në punë brenda kompanisë.