• Ballina
  • Përmbledhje
  • Të reja
  • TÜV AUSTRIA ALBANIA riçertifikon Banka Kombëtare Tregtare (BKT) sipas kërkesave të standardit ISO 9001:2015
 

Përmbledhje

TÜV AUSTRIA ALBANIA riçertifikon Banka Kombëtare Tregtare (BKT) sipas kërkesave të standardit ISO 9001:2015
Të reja

06/09/2018

Kemi kënaqësinë të njoftojmë vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes TÜV AUSTRIA ALBANIA dhe BANKA KOMBËTARE TREGTARE (BKT).

Së fundmi, TÜV AUSTRIA ALBANIA  ka përfunduar procesin e riçertifikimit të BKT-së në përputhje me kërkesat e standardit ISO 9001:2015 në fushën e shërbimeve bankare.

BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Ajo u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej 94 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 27 në Kosovë.

Çertifikimi i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001: 2015 është dëshmi e aftësisë së demonstruar të bankës për të ofruar vazhdimisht produkte dhe shërbime që plotësojnë nevojat e klientëve si dhe kërkesat e aplikueshme ligjore dhe rregullative.