Përmbledhje

Publikohet standarti ISO 14001:2015
Të reja

12/10/2015

ISO 14001 i është nënshtruar rishikimit të tretë, gjë e cila sjell ndryshime në strukturën dhe përmbajtjen e standartit. Ndryshimet më të rëndësishme janë:

  • Rritja e rëndësisë së menaxhimit mjedisor si pjesë strategjike e planifikimit të organizatës
  • Theksim më i madh në të kuptuarit e organizatës dhe përmbajtjes së saj, si dhe e pritshmërive të palëve të interesuara
  • Theksim më i madh i grupit drejtues
  • Inkurajimi i iniciativave për mbrojtjen e mjedisit, si përdorimi i burimeve natyrorë të qëndrueshme si dhe në zbutjen e ndryshimeve klimatike
  • Kërkimi i identifikimit të rreziqeve lidhur më kërcënimet dhe mundësitë
  • Marrja në konsideratë e ciklit të jetës ku adresohen aspektet mjedisore
  • Përcaktimi i strategjisë së komunikimit

Për implementimin e standartit të ri është përcaktuar një periudhë tranzitore prej tre vitesh, duke filluar nga data e publikimit (9-15-2015). Duke filluar që nga data 9-15-2018, çertifikatat e lëshuara sipas ISO 14001:2004 nuk do të jenë të vlefshme

content/ISO_14001_2015_Alb.pdf