• Ballina
  • Përmbledhje
  • Të reja
  • TÜV AUSTRIA ALBANIA lëshon çertifikata të akredituara në përputhje me standartet e reja ISO 9001:2015 & ISO...
 

Përmbledhje

TÜV AUSTRIA ALBANIA lëshon çertifikata të akredituara në përputhje me standartet e reja ISO 9001:2015 & ISO 14001:2015
Të reja

19/01/2016

Në vijim të informacionit të ofruar nga TÜV AUSTRIA ALBANIA lidhur me rishikmet e bëra për standartet ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015, kompanitë dhe gjithë bizneset në mbarë botën do të adaptojnë dhe implementojnë gradualisht kërkesat për versionet e reja.

Në këtë kuadër, TÜV AUSTRIA ALBANIA lëshon çertifikata të akredituara në përputhje me standartet e rishikuara ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015 nëpërmjet organizatës mëmë ndërkombëtare TÜV Austria e cila është akredituar nga BMË (Trupa Austriake e Akreditimit), anëtar me të drejta të plota në Akreditimin Europian (AE) dhe Marrëveshjes Shumëpalëshe (MLA) të Trupave Akredituese. TÜV AUSTRIA ALBANIA ka në përbërjen e vetë inspektorë të cilët janë të çertifikuar për versionet e reja të standardeve të sipërpërmendura si dhe eksperiencë të gjatë në fushën e çertifikimit.