• Ballina
  • Përmbledhje
  • Të reja
  • TÜV AUSTRIA Albania, çertifikoi kompaninë AGRIGOSE Sh.p.k. në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar...
 

Përmbledhje

TÜV AUSTRIA Albania, çertifikoi kompaninë AGRIGOSE Sh.p.k. në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar GLOBALG.A.P. për Frutat dhe Perimet.
Të reja

04/05/2017

TÜV AUSTRIA Albania, kompani degë e Organizatës Austriake të Inspektimeve dhe Certifikimeve ‘TÜV AUSTRIA Group’ ka çertifikuar AGRIGOSE Sh.p.k. bazuar në kërkesat e standardit ndërkombëtar GLOBALG.A.P. për Frutat dhe Perimet.


AGRIGOSE Sh.p.k, një kompani e mirënjohur për prodhimin e luleshtrydheve në Shqipëri dhe e orientuar në fushën e eksportit, plotësoi kushtet e çertifikimit sipas standardit GLOBALG.A.P pas kërkesave gjithnjë e në rritje nga tregjet ndërkombëtarë.


Standardi GLOBALG.A.P. Frutat & Perimet mbulon të gjitha fazat e prodhimit, duke filluar nga aktivitetet para vjeljes, siç janë menaxhimi i tokës dhe mbrojtja e bimëve dhe produktit, dhe duke vazhduar me trajtimin e prodhimit pas vjeljes, paketimin dhe magazinimin e tij. Fokusi kryesor i GLOBALG.A.P është përmirësimi i vazhdueshëm i sigurisë së produktit dhe ndikimit të aktiviteteve bujqësore në mjedis.


Agrikultura është një sektor mjaft i rëndësishëm, me mundësi të mëdha për zhvillim dhe rritje. TÜV AUSTRIA Albania, nëpërmjet eksperiencës dhe reputacionit që gëzon në shërbimet e certifikimit, ka si synim të ndihmojë në zhvillimin e tregjeve bujqësore në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë kontekst, TÜV AUSTRIA Albania i ofron bizneseve bujqësore paketën më të plotë dhe konkurruese të shërbimeve të certifikimit të sistemeve të menaxhimit dhe të certifikimit të produkteve.


Për informacion më të detajuar mund të kontaktoni në numrin e telefonit: +355 44 500 23/4 ose në e-mail-in info@tuv.al.