Përmbledhje

Trajnimi për "Auditues Udhëheqës për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (ISO 9001:2015)”
Të reja

22/12/2017

TÜV AUSTRIA ACADEMY ka përfunduar me sukses trajnimin me titull “Auditues Udhëheqës për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (ISO 9001:2015)”

Trajnimi, zhvilluar nga TÜV AUSTRIA ACADEMY, i mbajtur nga data 18 deri më 22 dhjetor 2017, ka pasur pjesëmarrës nga disa prej kompanive më prestigjoze si: Autoriteti i Aviacionit Civil Kosovë, Tirana International Airport, Devolli Hidropower Sh.a., Telekom Albania, Hygeia, Limak AGE JV etj.

Pjesëmarrësit kanë përfituar një njohuri të lartë dhe të integruar në kërkesat e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë si dhe janë aftësuar në krijimin, zhvillimin dhe aplikimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, në përputhje me standardin ISO 9001:2015.

Në përfundim të kryerjes me sukses të këtij trajnimi pjesëmarrësve u jepet Çertifikata përkatëse e Auditorit Udhëheqës për Sistemin e Menaxhimit  të Cilësisë (ISO 9001:2015) nga TÜV AUSTRIA ACADEMY.