Përmbledhje

Trajnimi “Puna në lartësi dhe mbrojtja nga rënia” në Kosovë
Të reja

11/01/2018

Përfundon me sukses trajnimi 3 ditor “Puna në lartësi dhe mbrojtja nga rënia” nga TÜV AUSTRIA ACADEMY.

Ky trajnim u mbajt nga data 9 – 11 janar  për stafin e kompanisë  Sharrcem – Titan Cement, në ambientet e  kësaj kompanie në Kosovë,  ku u trajnuan një grup punonjësish që punojnë në projekte në fushën e ndërtimit, antena, kulla apo lartësi të tjera.

Kursi i trajnimit ndihmon punëdhënësit dhe punonjësit me informacionin e nevojshëm për të kryer me sukses punën që përballet me rreziqet e lartësisë dhe masat e kontrollit. Kjo përfshin kuptimin se si të ndërmerret një punë e vlerësuar me rrezik për shkak të  lartësisë, si të përdoren pajisjet e aksesit në mënyrë të sigurt dhe si të sigurohet që punonjësit të mund të zvogëlojnë rrezikun e rënies nga lartësia.

TÜV AUSTRIA ACADEMY përmes trajnimeve me këtë tematikë u vjen në ndihmë  kompanive duke siguruar që punonjësit e tyre të trajnohen në mënyrën e duhur për të  kryer punën e tyre në mënyrë të sigurt.