Përmbledhje

Erisoni Company zgjodhi TÜV Austria Albania për certifikimin sipas ISO 9001.
Të reja

30/04/2018

TÜV Austria Albania përfundoi me sukses certifikimin e Erisoni Company në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001: 2015.

Erisoni Company, themeluar ne vitin 2009, sot është një kompani importuese dhe eksportuese e produkteve të printimit, fotokopjimit dhe materialeve të konsumit, duke ofruar për konsumatorin teknologjinë më të re të makinerive të printimit.

Kur një kompani certifikohet sipas ISO 9001, ajo është në gjendje t’i tregojë klientëve dhe palëve të interesuara përkushtimin e saj ndaj produkteve dhe shërbimeve cilësore. Është një mundësi e mrekullueshme për të shpallur arritjet e një kompanie, për të promovuar biznesin dhe për të treguar se është një furnitor i besueshëm që mund të hapë mundësi të reja biznesi.