BRC

BRC

STANDARTI GLOBAL PËR SIGURINË USHQIMORE, BRC, është një standart privat për çertfikimin e sigurisë ushqimore që u krijua për herë të parë në vitin 1998 nga Konsorciumi Britanik i Tegtarëve me Pakicë (British Retail Consortium - B.R.C) për prodhuesit e ushqimeve që furnizojnë zinxhirin e supermarketeve apo që prodhojnë produkte me etiketë private. Që prej krijimit të tij, ky standart është përditësuar disa herë dhe në Korrik 2011 u publikua botimi i 6-të i Standartit.
Standarti menaxhohet nga Konsorciumi Britanik i Tegtarëve me Pakicë (British Retail Consortium - B.R.C), anëtarë të së cilit janë shoqata si Tesco, Sainsbury’s, Marks & Spencer, i cili liçenson përdorimin e këtij standarti nga Borde Çertifikues që duhet të jenë të akredituar dhe t’u përmbahen kërkesave rigoroze të B.R.C për çertifikimin e audituesit, raportimin dhe kryerjen e auditimit. B.R.C gjen zbatim në organizatat e përfshira në prodhimin apo përpunimin e ushqimit apo të përbërësve ushqimorë pas prodhimit primar.

 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Reja

Disa nga avantazhet e çertifikimit të një kompanie sipas BRC janë:

  • fitimi i avantazheve konkuruese në aktivitetin eksportues të kompanisë
  • hapja e rrugëve për krijimin e bashkëpunimeve të reja me zinxhirët e supermarketeve
  • rritja e besueshmërisë së klientit
  • ulja e kontrollit të klientëve

TÜV AUSTRIA zë sot një pozicion lider në fushën e auditimeve, inspektimeve dhe të çertifikimeve. Ajo ka në përbërjen e saj një ekip audituesish të aftë, me eksperiencë, të trajnuar dhe të çertifikuar në një sërë fushash specializimi, të cilët janë me shumë përvojë në sektorin ushqimor dhe ofrojnë shërbime auditimi dhe çertifikimi cilësore, të besueshme dhe të paanshme. Ata janë një vlerë e shtuar e kompanisë.

Përmes bashkëpunimit me Bordin Çertifikues ndërkombëtar MICRON2, i akredituar nga UKAS, TÜV AUSTRIA ofron shërbime auditimi dhe çertifikimi që finalizohen me lëshimin e çertifikatës BRC.