Produktet Kozmetike ISO 22716

Produktet Kozmetike ISO 22716

Standardi ISO 22716 është një qasje e sistemit të menaxhimit të cilësisë për prodhimit, paketimin, kontrollin, ruajtjen dhe shpërndarjen e Kozmetikës. Ky standard është gjithashtu një mjet për pajtueshmërinë e aktiviteteve të mësipërme me kërkesat e detyrueshme të Rregullores së re të Komunitetit Europian 1223/2009.

Standardi mbulon kërkesat e përgjithshme të cilat duhet të ndiqen dhe zbatohen nga kompanitë e kozmetikës përmes aplikimit të Praktikës së Prodhimit të Mirë të (GMPs) të prodhimit të kozmetikës.

Standardi ISO 22716 zbatohet për prodhuesit, importuesit, eksportuesit, si dhe shpërndarësit e kozmetikës që synojnë zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm nëpërmjet produkteve të cilësisë si dhe kanë mbrojtjen e konsumatorëve si një udhëzues. Për më tepër, standardi mund të zbatohet nga të gjitha organizatat e kozmetikës pa marrë parasysh sa e madhe është ajo, në qoftë se parimet themelore të Sistemeve të Menaxhimit janë ndjekur.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet

Zbatimi i vazhdueshëm i standardit ISO 22716 i mundëson çdo biznesi të Produkteve Kozmetike:

  • Të provojë zbatimin e kërkesave të rregullores së re
  • Të garantojë cilësinë dhe sigurinë e produkteve kozmetike nëpërmjet zinxhirit të furnizimi, që nga marrja e lëndëve të para deri në shpërndarjen e produktit  
  • Për të prezantuar përmbajtjen që duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm të procesit të prodhimit
  • Për të rritur avantazhin e tij konkurrues në tregun e kozmetikës
  • Për të lehtësuar futjen e produkteve në tregun ndërkombëtar të kozmetikës

TÜV AUSTRIA Albania kryen këto shërbime ndërmjet audituesve të vetë me eksperiencë dhe kualifikim të lartë në fushën e prodhimit të kozmetikës. 

TÜV AUSTRIA Albania lëshon çertifikata të akredituara nga Sistemi Grek i Akreditimit (E.SY.D) për standardin ISO 22716 duke u kategorizuar kështu në Trupën e parë Çertifikuese e akredituar për këtë standard.