BRC-IOP (Paketim)

BRC-IOP (Paketim)

Standarti Botëror për paketim dhe materialet e paketimit BRC/IOP është një standart privat i krijuar nga BRC- British Retail Consortium (Konsorciumi Britanik i Tegtarëve me Pakicë), i cili u publikua fillimisht për furnitorët e paketimit dhe materialeve të paketimit për industrine ushqimore.

Sot, ky standart përdoret në gjithë botën nga tregtuesit më të mëdhenj me pakicë, si dhe nga prodhuesit dhe paketuesit më të mëdhenj. Ai aplikohet njëlloj si për prodhuesit e produkteve të paketimit, ashtu edhe për konsumatorët.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Reja

Disa nga avantazhet e çertifikimit të një kompanie sipas BRC/IOP janë:

  •  ofron sigurinë e përshtatshmërisë së paketimit me ushqimin e prodhuar
  •  mundëson përditësimin dhe zbatimin më të mirë dhe të vazhdueshëm të legjislacionit përkatës
  •  rrit nivelin e besueshmërisë së klientit
     

TÜV AUSTRIA zë sot një pozicion lider në fushën e auditimeve, inspektimeve dhe të çertifikimeve, dhe ka në përbërjen e saj një ekip audituesish të aftë, me experience, të trajnuar dhe të çertifikuar në një sërë fushash specializimi, të cilët janë me shumë përvojë në sektorin ushqimor.

Përmes bashkëpunimit me Borde Çertifikues prestigjozë të akredituar në nivel ndërkombëtar, TÜV AUSTRIA Albania ofron shërbime auditimi dhe çertifikimi që finalizohen me lëshimin e çertifikatës BRC/IOP.