IFS

IFS

Standarti ushqimor IFS Food është një standart krahasimor GFSI për auditimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Standarti është një skemë private, e krijuar dhe e zbatuar nga shoqata e tregtarëve me pakicë në Gjermani (HDE) dhe Francë (FCD), si dhe me kontributin e shoqatave italiane (ANCC & ANCD). Ky standart gjen zbatim në kompanitë e përpunimit të ushqimit, ose në kompanitë që merren me paketimin e produkteve të hapura ushqimore. Varianti  aktual i standartit gjendet në versionin 6, botuar në Janar 2012.
Objektivat e standartit janë:

  • të krijojë një standart të përbashkët me një sistem uniform vlerësimi
  • të mbështesë bashkëpunimin me borde të akredituara çertifikimi, dhe me auditues të kualifikuar dhe të miratuar për IFS
  • të sigurojë krahasueshmëri dhe transparencë në gjithë zinxhirin e furnitorëve
  • të reduktojë kostot dhe kohën, si për furnitorët ashtu dhe për tregtarët me pakicë.

Standarti Ushqimor IFS gjen zbatim në të gjitha kompanitë e prodhimit, përpunimit dhe trajtimit të ushqimit, dhe veçanërisht në kompanitë e prodhimit të produkteve me etiketë private. Ky standart kërkohet kryesisht për qëllime sipërmarrjeje në tregjet Gjermane dhe Franceze.

 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Reja

Kërkesat për cilësi dhe siguri ushqimore nga të gjitha palët e interesuara (konsumatorë-prodhues-tregtarë me pakicë-autoritete) sa vijnë dhe rriten. Çertifikimi IFS i ofron prodhuesit elementet thelbësore që provojnë kualifikimet e tij në raport me 3 aspektet kyçe të ushqimit:
Cilësi-Siguri-Ligjshmëri
Në mënyrë të veçantë:
Përfitimet operacionale

  • Komunikim dhe ndërgjegjësim i gjithë personelit të organizatës mbi objektivat dhe pritshmëritë
  • Përditësim i  vazhdueshëm i rregullores dhe i kërkesave ligjore
  • Menaxhim racional i burimeve
  • Implementim i përqasjes së riskut me kërkesat e standarteve dhe të tregut

Përfitimet tregtare dhe të marketingut

  • Përmirësim i reputacionit të biznesit si prodhues i produkteve të sigurta dhe me cilësi të lartë
  • Aftësia për të bërë tregti me klientë që kërkojnë auditime të palëve të treta
  • Përdorimi i logos dhe çertifikates IFS për të treguar përputhshmërinë me këtë standart të njohur ndërkombëtar.

TÜV AUSTRIA Albania ka auditues të trajnuar dhe me shumë përvojë, të njohur nga IFS për të gjitha kategoritë e produkteve dhe të fushave teknologjike (agronomë, teknologë ushqimorë, kimistë, inxhinierë kimikë, veterinerë dhe ihtiologjistë).
Karakteristikat e TÜV AUSTRIA Albania janë:

  • Aftësia, ekspertiza dhe përvoja e inspektorëve.
  • Arsimimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i inspektorëve.
     

TÜV AUSTRIA lëshon çertifikata të akredituara nga bordi Italian i akreditimit, ACCREDIA.