Logjistika IFS

Logjistika IFS

Logjistika IFS është standarti që aplikohet në zinxhirin e furnitorëve ushqimorë për të gjitha llojet e transportit  (kamion, tren, anije, aeroplan, apo për cfarëdo lloj mjeti tjetër transporti me temperaturë të kontrolluar ose me temperaturë të qëndrueshme ambienti). Standarti është një skemë private, e krijuar dhe zbatuar nga shoqata Gjermane( HDE)  dhe Franceze (FCD)  e tregtarëve me pakicë, si dhe me kontributin e shoqatave italiane (ANCC dhe ANCD).
Objektivat e standartit janë:

  •  të krijojë një standart të përbashkët me një sistem të njëjtë vlerësimi
  • të punojë me borde të akredituara çertifikimi dhe me auditues të kualifikuar dhe të miratuar për IFS
  • të sigurojë krahasueshmëri dhe transparencë në gjithë zinxhirin e furnitorëve
  • të reduktojë kostot dhe kohën, si për furnitorët ashtu dhe për tregtarët me pakicë.

Standarti aplikohet për të gjitha llojet e transportit: kamion, tren, anije, aeroplan, apo për cfarëdo lloj mjeti tjetër transporti me temperaturë të kontrolluar ose me temperaturë të qëndrueshme ambienti. Standarti Logjistika IFS përmban në fushën e veprimtarisë produkte ushqimore (ushqime të hapura, të paketuara dhe të papaketuara), dhe jo-ushqimore. Logjistika IFS përfshin të gjitha aktivitetet logjistike duke përfshirë ngarkimin, transportin, shkarkimin, magazinimin, përpunimin dhe më pas shpërndarjen. Ky standart kërkohet më tepër për qëllime sipërmarrjeje në tregjet Gjermane dhe Franceze dhe për tregtuesit me pakicë.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Reja

Kërkesat nga të gjitha palët e interesuara (konsumatorë-prodhues-tregtarë me pakicë-autoritete) për ushqim cilësor dhe për siguri ushqimore vijnë duke u rritur. Çertifikimi Logjistika IFS ofron dhe mundëson elementët kyçë për ofruesit e transportit dhe të shërbimit 3PL,  për të provuar kualifikimet e tyre sipas këtij standarti specifik ndërkombëtar, duke nxjerrë në pah përkushtimin e tyre në realizimin e proçeseve të cilësisë dhe në përmirësimin e vazhdueshëm.
Përfitimet operative

  • Komunikim dhe ndërgjegjësim i gjithë personelit të organizatës mbi objektivat dhe pritshmëritë.
  • Përditësim i vazhdueshëm i rregullores dhe i kërkesave ligjore
  • Menaxhim racional i burimeve
  • Implementim i përqasjes së riskut me kërkesat e standarteve dhe të tregut

Përfitimet tregtare dhe të marketingut

  • Rritje e reputacionit të biznesit si ofrues i transportit dhe/ose i shërbimit 3PL me cilësi të lartë dhe me produkte të sigurta.
  • Përdorimi i logos dhe çertifikates IFS për të për të treguar përputhshmërinë me këtë standart të njohur ndërkombëtar.

TÜV AUSTRIA Albania ka auditues të trajnuar dhe me shumë përvojë, të njohur nga IFS për të gjitha kategoritë e produkteve dhe të fushave teknologjike (agronomë, teknologë ushqimorë, kimistë, inxhinierë kimikë, veterinerë dhe ihtiologjistë).
Karakteristikat e TÜV AUSTRIA Albania janë:

  • Aftësia, ekspertiza dhe përvoja e inspektorëve.
  • Arsimimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i inspektorëve.  

TÜV AUSTRIA lëshon çertifikata të akredituara nga bordi Italian i akreditimit, ACCREDIA.