Ndërmjetësi IFS

Ndërmjetësi IFS

Ndërmjetësi IFS (IFS Broker) është standarti që aplikohet për Agjensitë Tregtare dhe për Importuesit. Ky standart është një skemë private, e krijuar dhe e zbatuar nga shoqata e tregtarëve me pakicë në Gjermani (HDE) dhe Francë (FCD), si dhe nga shoqatat Italiane (ANCC & ANCD).
Objektivat e standartit janë:

  • të sigurojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve duke mbushur boshllëkun që ekziston mes prodhimit dhe shpërndarjes
  • të lehtësojë komunikimin e kërkesave të produkteve mes ndërmjetësve, agjentëve, importuesve dhe prodhuesve, me qëllim që këto specifikime të kuptohen dhe të vihen në zbatim 
  • të vendosë një standart të përbashkët me një sistem të njëjtë vlerësimi 
  • të mbështesë bashkëpunimin me borde çertifikuese të akredituara, dhe me auditues të kualifikuar dhe të aprovuar për IFS 
  • të sigurojë krahasueshmëri dhe transparencë në gjithë zinxhirin e furnitorëve 
  • të reduktojë kostot dhe kohën si për furnitorët, ashtu edhe për tregtarët me pakicë.

Standarti gjen zbatim për të gjithë ndërmjetësit, agjentët dhe importuesit, si edhe në tregtinë e produkteve ushqimore, shtëpiake, në produktet e kujdesit personal, dhe në materialet e paketimit. Kompanitë e audituara (Agjensitë Tregtare dhe Importuesit) zakonisht nuk marrin në zotërim fizik produktet në asnjë pikë të proçesit të prodhimit (p.sh ato nuk kanë magazina, stacione paketimi, shërbim kamionësh) por janë subjekte ligjore me zyrat e tyre përkatëse. Ndërmjetësi IFS kërkohet më shumë për qëllime sipërmarrjeje në tregjet Gjermane dhe Franceze, dhe për tregtuesit me pakicë.

 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Reja

Kërkesat për cilësi dhe siguri ushqimore nga të gjitha palët e interesuara (konsumatorë – prodhues - tregtarë me pakicë - autoritete) sa vijnë dhe rriten. Çertifikimi Ndërmjetësi IFS siguron elementët thelbësore për ndërmjetësit, agjentët dhe importuesit për të provuar kualifikimet e tyre sipas këtij standarti specifik ndërkombëtar, duke nxjerrë në pah përkushtimin e tyre në proçeset e cilësisë dhe në përmirësimin e vazhdueshëm.

Përfitimet operacionale:

  • Komunikim dhe ndërgjegjësim i gjithë personelit të organizatës për objektivat dhe pritshmëritë
  • Përditësim i vazhdueshëm i rregulloreve dhe i kërkesave ligjore
  • Menaxhim racional i burimeve
  • Implementim i përqasjes së riskut me kërkesat e standarteve dhe të tregut

Përfitimet tregtare dhe të marketingut:

  • Rritje e reputacionit të bizneseve dhe e besimit për transaksionet dhe marrëdhëniet tregtare
  • Përdorim i logos dhe i çertifikatës IFS për të treguar përputhshmërinë me këtë standart të njohur ndërkombëtar

TÜV AUSTRIA Albania ka auditues të trajnuar dhe me shumë përvojë, të njohur nga IFS për të gjitha kategoritë e produkteve dhe të fushave teknologjike (agronomë, teknologë ushqimorë, kimistë, inxhinierë kimikë, veterinerë dhe ihtiologjistë)

TÜV AUSTRIA lëshon çertifikata të akredituara nga bordi i akreditimit italian ACCREDIA.