Sistemet e Menaxhimit Mjedisor ISO 14001

Sistemet e Menaxhimit Mjedisor ISO 14001

Standarti ISO 14001 specifikon kërkesat e përgjithshme për ngritjen  e një Sistemi  Menaxhimi  Mjedisor në një kompani. 

Ai fokusohet në njohjen e të gjitha aspekteve mjedisore dhe menaxhimin efektiv të pasojave të aktivitetit të kompanisë duke bërë të mundur të përmirësohet ndikimi i veprimtarisë së përgjithshme të kompanisë në aspektin mjedisor.

Një organizatë mund të marrë dhe zbatojë çertifikimin me Standartin ISO 14001, pavarësisht madhësisë apo fushës së saj të veprimit.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Sistemet e Menaxhimit Mjedisor bazuar në ISO 14001 japin mundësinë e identifikimit, vlerësimit dhe menaxhimit të aspekteve mjedisore të një organizate me synim:

  • Parandalimin e dëmtimit të mjedisit
  • Përmirësimin e vazhdueshëm
  • Respektimin e legjislacionit vendas dhe shmangien e gjobave
  • Ruajtjen e burimeve natyrore dhe reduktimin e kostos
  • Përmirësimin e imazhit të organizatës në publik
  • Përmirësimin e komunikimit me autoritetet
     

TÜV AUSTRIA Albania kryen auditime  çertifikuese  të Sistemeve të Menaxhimit Mjedisor ISO 14001 duke përdorur auditues të çertifikuar dhe me eksperiencë, me synim përmirësimin e të gjitha aktiviteteve  mjedisore për klientët tanë  dhe pajisjen e tyre me një çertifikatë të akredituar me prestigj ndërkombëtar.

Çertifikata dëshmon angazhimin e kompanisë për menaxhimin efektiv të pasojave mjedisore të aktiviteteve të tyre, po ashtu edhe dhënien e vlerave të shtuara në çdo auditim.

TÜV AUSTRIA kryen çertifikimin e Sistemeve të Menaxhimit Mjedisor duke u bazuar në ISO 14001 dhe është akredituar nga një bord ndërkombëtar akreditimi për këtë shërbim.