Verifikimi i Emetimeve të Gazeve të Efektit Serë

Verifikimi i Emetimeve të Gazeve të Efektit Serë

Mes vendeve të tjera, Greqia merr pjesë në zbatimin e Protokollit të Kiotos për emetimet e Gazeve të Efektit Serë në atmosferë dhe për të dhënë kontributin e saj në kufizimin e efektit serë, është e detyruar të dergojë raporte të verifikimit të emetimit. Të gjitha kompanitë e detyruara të marrin pjesë në Sistemin Europian të Tregut të Emetimeve (EU – ETS) duhet të ndjekin Direktivën Europiane 2009/29/EC (mod.2003/87/EC) për stabilizimin e Skemës së Tregtimit të Emetimeve të Gazeve të Efektit Serë, rregulloret 2012/600/EC dhe gjithashtu vendimin 2011/278/EC. Departamenti përkatës i Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike ka hartuar Planin Kombëtar të Shpërndarjes sipas së cilit ndërtimet e organizatave publike dhe private janë të detyruara të auditohen dhe verifikohen çdo vit për emetimin në atmosferë të dioksidit të karbonit CO2 dhe të gazeve të tjera të efektit serë në sajë të proçesit të tyre të prodhimit.

Bazuar në Planin Kombëtar  të Shpërndarjes, i cili i referohet sasisë totale të lejuar, të gjitha organizatat e përfshira në këtë plan janë të detyruara t’i dërgojnë Zyrës së Tregtisë së Emetimeve në Ministrinë e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike një raport vjetor të emetimeve (deri në 31 Mars të secilit vit, për vitin paraardhës).
Bordi i Akredituar i Çertifikimit duhet të inspektojë në përputhje me ligjin, vlefshmërinë, besueshmërinë dhe saktësinë e sistemeve të monitorimit dhe atyre që janë të lidhura me të dhënat dhe informacionet e emetimeve të raportuara, para dërgimit të raportit të emetimeve.

 

    Δήλωση Αμεροληψίας & Ανεξαρτησίας

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Νέα

Përfitimet që rezultojnë nga verifikimi i kompanisë për Emetimet e Gazeve të Efektit Serë mund të përmblidhen si më poshtë:

  • Verifikimi nga një trup verifikimi me besueshmëri dhe vlefshmëri të lartë
  • Experiencë e akumuluar në verifikimet i  ofrohen klientit, që nga viti 2005
  • Fleksibilitet për verifikime të shumta nga një mori grupesh verifikuesish të çertifikuar
  • Informim në kohë i klientit për zhvillimet e reja ligjore në nivel kombëtar dhe Europian
     

Verifikuesit e çertifikuar të TÜV AUSTRIA Hellas kanë kualifikimet e nevojshme për të kryer vlerësimin paraprak dhe verifikimin përfundimtar të emetimeve të gazeve të efektit serë në impiantet e kompanisë, si dhe në shpërndarjen/lëshimin e deklaratës finale të verifikimit e cila duhet t’u dërgohet autoriteteve përkatëse, krahas raportit vjetor të emetimeve.

TÜV AUSTRIA Hellas, një nga Organizatat e Verifikimit/çertifikimit më të besueshme dhe më të mëdha që ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri, ofron shërbime verifikimi për kompanitë e listuara ne Planin Kombëtar të Shpërndarjes për masat e lejuara të gazeve të efektit serë.

TÜV AUSTRIA Hellas është akredituar nga E.S.Y.D për të verifikuar raportet e kompanive të përfshira në Planin Kombëtar të Shpërndarjes për masat e lejuara të emetimit të gazeve të efektit serë.

Δεν υπάρχουν προγραμματισμένα σεμινάρια για αυτήν την υπηρεσία