Verifikime për Riciklimin e Metaleve sipas Rregullores 333/2011/EE

Verifikime për Riciklimin e Metaleve sipas Rregullores 333/2011/EE

Rregulloret 2011/333/EU dhe 2013/715/EU i referohen fushës së marketingut/metaleve të riciklueshme dhe janë efektive kudo në komunitetin Europian që prej datës së miratimit të tyre. Rregulloret vendosin  kriterin për përcaktimin e rrethanave në të cilat lloje të ndryshme hekurishtesh nuk konsiderohen më si mbetje.  Specifikisht, Rregullorja 333/2011 ka të bëjë me transferimin nga prodhuesi tek një tjetër skrap-mbajtës prej hekuri, çeliku, alumini dhe lidhje alumini, ndërsa Rregullorja 715/2013 ka të bëjë me transferimin nga prodhuesi tek një skrap-mbajtës prej bakri.
Objektivi kryesor i kriterit të mbetjeve është cilësia e produkteve. Kriteri për deklasifikimin e skrapit dhe çelikut, aluminit dhe bakrit si mbetje kur përmbushen kërkesat specifike të cilësisë përcakton se këto metale nuk janë më mbetjë kur transferohen nga prodhuesi tek një tjetër mbajtjës (p.sh papastërtitë <2% me përjashtim të vajrave pa radioaktivitet).
Për çdo ngarkesë të skrapit, prodhuesi i çertifikuar ose importuesi lëshon një deklaratë konformiteti, e cila transferohet tek zotëruesi tjetër i ngarkesës së metalit. Në këtë mënyrë, tregtia e skrapit në BE mund të kryhet lehtësisht dhe pa burokracira, në rast se shteti dhe shërbime të tjera publike nuk janë të përfshira.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Objektivat kryesore të dy rregulloreve janë:

  • Zëvëndësimi i duhur i burimeve natyrore
  • Sigurimi i mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të njerëzve
  • Zhvillimi i qëndrueshëm i tregut të materialeve dytësore të BE-së
     

Ekspertët e verifikimit të TÜV AUSTRIA kanë të gjitha kualifikimet e nevojshme për të kryer vlerësimet paraprake dhe përfundimtare në përputhje me dy rregulloret. TÜV AUSTRIA tashmë ofron çertifikime, sipas rregullores 333/2011 për riciklimin, tregtinë e hekurit, të metalit të makinave të vjetra, dhe për kompanitë e metalit të skrapit në Shqipëri. TÜV AUSTRIA ofron shërbime çertifikimi të sistemeve të menaxhimit të kompanive më të mëdha në vend të lidhura me riciklimin e metaleve.

TÜV AUSTRIA, një prej bordeve operues më të mëdhenj dhe më të besueshëm në Shqipëri, është akredituar në nivel ndërkombëtar që të ofrojë shërbime verifikimi për riciklimin e metaleve sipas Rregulloreve 333/2011 dhe 715/2013 të BE-së.