Sistemet e Menaxhimit të Vazhdimësisë së Biznesit ISO 22301

Sistemet e Menaxhimit të Vazhdimësisë së Biznesit ISO 22301

ISO 22301 është standarti i ri ndërkombëtar për vazhdimësinë e biznesit. Termi “vazhdimësia e  biznesit”  përshkruan aftësinë dhe kapacitetin e një organizate për të  vazhduar ofrimin e  shërbimeve apo produkteve të saj në nivele të pranueshme dhe të paracaktuara edhe në rastin e një ngjarjeje madhore. Standarti përcakton kërkesat për projektimin, zbatimin, pëmirësimin dhe monitorimin e sistemit të menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit.
TÜV AUSTRIA Albania ofron auditim të akredituar dhe shërbime çertifikimi me shumë profesionalizëm  bazuar në kërkesat e ISO 22301.
Sistemi i menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit në perputhje me kërkesat e ISO 22301 mund të zbatohet nga çdo kompani që dëshiron, jo vetëm të krijojë  mekanizma, plane, procedura për vazhdimësinë e  biznesit, por gjithashtu dëshiron që ato të jenë në gjendje shumë të përgatitur për t’u përdorur në raste emergjence.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Disa nga përfitimet e çertifikimit me Sistemin e Menaxhimit të Vazhdimësisë së Biznesit janë :

  • Krijimi i një sistemi përgatitor që ka si shqetësim kryesor shëndetin dhe sigurinë e individëve dhe së dyti vazhdimësinë e biznesit të organizatës.
  • Identifikimin e aktiviteteve kyçe funksionale të organizatës dhe ndikimin mbi të në rast  mosvazhdimësie
  • Marrjen e nje vendimi objektiv mbi atë që quhet rezistenca maksimale e organizatës në rast  të ndërprerjes së punes  si dhe përcaktimi i pikës kritike të lejuar (kohë dhe nivel) në lidhje me  vazhdimësinë e  aktiviteteve kyçe.
  • Krijon një mendim objektiv të pavarur  në origjinalitet  dhe përputhshmëri me sistemin.
  • Çertifikata jep dëshmi  objektive të angazhimit të organizatës ndaj menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit
  • Çertifikata njihet në nivel ndërkombëtar.
     

TÜV AUSTRIA mban një pozicion lider në Ballkan dhe në Mesdhe për auditime dhe çertifikime të bazuara në ISO 22301. TÜV AUSTRIA ka shumë auditues me vite eksperiencë në fushën  specifike dhe komplekse  të Vazhdimësisë së Biznesit, që është shumë e kërkuar në treg.

 

TÜV AUSTRIA është një ndër të parat kompani që është akredituar për auditim dhe çertifikim të sistemeve të menaxhimit të vazhdimësisë së biznesit, në fillim me pararendësin e tij BS 25999 dhe tani me ISO 22301, nga një bord akreditimi ndërkombëtar.