ISO 22000

ISO 22000

ISO 22000 ‘Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Ushqimit - Kërkesat për çdo organizatë që ushtron aktivitetin e saj në industrinë e ushqimit’ është i pari Standart Ndërkombëtar që specifikon kërkesat për sistemin e menaxhimit të sigurisë së ushqimit.

ISO 22000 mund të zbatohet nga të gjitha llojet e organizatave të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në industrinë e ushqimit, duke filluar nga prodhuesit fillestar, prodhuesit e drithërave, prodhuesit e ushqimit për kafshë deri tek fabrikuesit e ushqimit, tregtarët me shumicë dhe pakicë, operatorët e shërbimeve të kateringut dhe magazinimit, po ashtu edhe prodhuesit e pajisjeve, materialeve të paketimit, agjentëve të pastrimit dhe sterilizimit, ingredientëve dhe konservantëve.

Standarti ISO 22000 specifikon kërkesat e përgjithshme që duhet të përmbushë Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Ushqimit të një Organizate, duke u fokusuar në komunikimin interaktiv ndërmjet të gjithë palëve të interesuara (Organizata, furnizues, klientë, autoritete) menaxhimin e sistemit, kontrolli i rreziqeve nëpërmjet programeve  paraprake, planit HACCP dhe përmirësimit apo përditësimit të tij të vazhdueshëm.

ISO 22000 është i ngjashëm me standartet e sistemeve të tjera të menaxhimit ( ISO 9001 dhe ISO 14001) dhe mund të zbatohet në mënyrë të pavarur ose të integruar me ato.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Implementimi dhe çertifikimi me Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore në përputhje me ISO 22000 i mundëson kompanisë:

  • I jep besim konsumatorit dhe palëve të tjera të interesuara që të gjitha rreziqet e lidhura me sigurinë ushqimore janë identifikuar dhe kontrolluar në mënyrën e duhur.
  • Tregon pajtim me kërkesat e rëna dakort që lidhen me sigurinë ushqimore në mënyrë që të rrisin kënaqësinë e klientit.
  • Tregon përputhje me statutet dhe rregulloret e kërkesave të sigurisë ushqimore

TÜV AUSTRIA zë një pozicion lider në fushën e auditimeve, inspektimeve dhe çertifikimeve në tregun shqiptar, ballkanik, mesdhetar dhe në Lindjen e Mesme. Ajo ka në stafin e saj auditues me përvojë, të trajnuar sipas ISO 22000 dhe të çertifikuar në një sërë fushash specializimi dhe me përvojë të gjatë pune në industrinë ushqimore.

TÜV AUSTRIA, përmes akreditimit të saj nga një bord ndërkombëtar akreditimi, ofron shërbime çertifikimi të integruara për sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore, të cilat pasohen nga lëshimi i çertifikatës sipas ISO 22000 .