Inspektimi dhe Çertifikimi i Qendrës së të Dhënave

Inspektimi dhe Çertifikimi i Qendrës së të Dhënave

Ngritja e një qendre të dhënash është një investim afatgjatë. Për shkak të përdorimit të saj për kohë të gjatë, siguria dhe jetëgjatësia luajnë një rol vendimtar. Për këtë arsye qendra e të dhënave duhet të projektohet duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, në mënyre që të mund të plotësojë  kërkesat specifike në lidhje me: disponueshmërinë, sigurinë dhe tolerancë ndaj ngjarjeve shkatërruese (vazhdimësia e biznesit).
TÜV AUSTRIA Albania ofron shërbime inspektimi dhe çertifikimi për qendrat e të dhënave. Shërbimet inspektuese bazohen në praktikat më të mira që përmbahen në  standarte të ndryshme si TIA 942, ISO 27001, ISO 24764 dhe standarte të tjera që kanë lidhje me to.  Pas përmbushjes me sukses të procesit të inspektimit, qendres së të dhënave i akordohet  çertifikata dhe  emblema  “TÜV Trusted Data Center” për TIER që është arritur (në bazë të evidencave dhe testeve) nga instalimi për secilën nga karakteristikat vepruese të : disponueshmërisë, sigurisë dhe tolerancës kundrejt ngjarjeve shkatërruese (vazhdimësia e biznesit).
 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Të Rejat

Disa prej avantazheve të çertifikatës “TÜV Trusted Data Center” janë:

  • Monitorimi dhe përputhshmëria e DATACENTER me praktika të posaçme ndërkombëtare
  • Sigurimi i një opnion objektiv të pavarur dhe me eksperiencë mbi përshtatshmërinë dhe përputhshmërinë e sistemit
  • Çertifikata është provë objektive e veprimtarisë së organizatës për menaxhimin e sigurisë së informacionit
  • Çertifikata ka njohje dhe fuqi ndërkombëtare
     

TÜV AUSTRIA zotëron një pozicion lider në Ballkan dhe në Mesdhe përsa i përket auditimeve dhe çertifikimeve në fushën e sigurisë së informacionit dhe vazhdimësisë së biznesit. TÜV AUSTRIA disponon shumë inspektorë dhe auditorë të specializuar, të pajisur me njohuritë dhe eksperiencat e nevojshme në këtë fushë shumë të kërkuar në treg.