Protokolli GLOBAL G.A.P Fruta / Perime

Protokolli GLOBAL G.A.P Fruta / Perime

GLOBAL G.A.P është një standart i njohur globalisht për çertifikimin e produkteve bujqësore.

TÜV AUSTRIA Albania kryen auditime të Protokollit GLOBAL G.A.P për Frutat dhe Perimet duke ofruar çertifikim ndërkombëtar të njohur dhe të akredituar.

Fusha e veprimtarisë së Frutave dhe Perimeve mbulon gjithë produktet e freskëta, të papërpunuara bujqësore me origjinë bimore, të prodhuara për konsum njerëzor.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Zbatimi i GLOBAL G.A.P sjell përfitime domëthënëse për prodhuesit, si më poshtë vijon:

  • Pasja e një avantazhi konkurues kundrejt prodhuesve të paçertifikuar
  • Rritja e prezencës së tyre në tregun shqiptar
  • Fitimi i të drejtës për të hyrë në tregun ndërkombëtar, i  cili kërkon produkte të çertifkuara
     

TÜV AUSTRIA Albania ka auditues të kualifikuar dhe me eksperiencë,  me përvojë të gjatë pune dhe akademike në zinxhirin agro-ushqimor.

TÜV AUSTRIA është një bord çertifikimi i njohur nga GLOBAL G.A.P,  dhe i akredituar nga një bord Ndërkombëtar Akreditimi për fushën e veprimtarisë “Fruta dhe Perime”.