Protokolli GLOBAL G.A.P - Akuakulturë

Protokolli GLOBAL G.A.P - Akuakulturë

GLOBAL G.A.P Akuakulturë është një standart privat për të gjithë zinxhirin e sektorit të akuakulturës. Ky standart u krijua dhe po menaxhohet nga FoodPlus GmbH në Gjermani. Është një standart çertifikimi për produktet e kultivuara paraprakisht dhe aplikohet vetëm në speciet e zbutura dhe jo në peshqit e egër, të kapur në natyrë.
Objektivat e standartit janë :

  • të vendosë një standart të përbashkët me një sistem të njëjtë vlerësimi
  • të mbështesë bashkëpunimin me borde çertifikimi të akredituara, si dhe me inspektorë dhe auditues të kualifikuar  dhe të aprovuar për GLOBAL G.A.P
  • të sigurojë krahasueshmëri dhe transparencë gjatë gjithë zinxhirit ushqimor.
  • të reduktojë kostot dhe kohën, si për furnitorët ashtu edhe për tregtarët me pakicë.

Standarti GLOBAL G.A.P Akuakulturë vlen për të gjithë prodhuesit e akuakulturës, dhe veçanërisht për ata që bashkëpunojnë me tregtarët me pakicë.

Ky standart kërkohet më tepër nga sipërmarrjet të cilat synojnë tregun Europian të  prodhimeve të detit .
 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditations
  • Të Reja

Kërkesat për cilësi dhe siguri ushqimore nga të gjitha palët e interesuara (konsumatorët-prodhuesit-tregtuesit dhe autoritetet) sa vijnë dhe rriten. Çertifikimi GLOBAL G.A.P Akuakulturë i ofron prodhuesit elementet thelbësore për të provuar kualifikimet e tij në raport me përqasjen e mëposhtme holistike:
Mirëqënie e Kafshëve - Mirëqënie e Punëtorëve - Siguri Ushqimore - Mjedis & Biodiversitet -Gjurmueshmëri
Përfitimet operative:

  • Komunikimi dhe ndërgjegjësimi i objektivave, si dhe pritshmëritë e gjithë personelit të organizatës
  • Përditësim i vazhdueshëm i rregullores dhe i kërkesave ligjore
  • menaxhim racional i burimeve
  • implementimi i përqasjes së riskut me kërkesat e standarteve dhe të tregut
  • Inkorporimi i praktikave më të mira të akuakulturës në fermë
  • Rritja e ndërgjegjësimit të personelit

Përfitimet tregtare dhe të marketingut:

  • Rritje e reputacionit të biznesit si prodhues i produkteve me cilësi të lartë
  • Aftësi për të bërë tregëti me klientë që kërkojnë auditime të palëve të treta
  • Përdorim i logos GLOBAL G.A.P në komunikimin zyrtar të biznesit për të treguar përputhshmëri me këtë standart të njohur ndërkombëtar.
     

TÜV AUSTRIA Albania ka auditues shumë të trajnuar dhe me eksperiencë, të njohur nga GLOBAL G.A.P për të gjitha kategoritë e produkteve në fushën e veprimtarisë së akuakulturës.

TÜV AUSTRIA lëshon çertifikata të akredituara nga një bord ndërkombëtar akreditimi.