Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit ISO 27001

Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit ISO 27001

ISO 27001 njihet si standarti “de facto” për sigurinë e informacionit. TÜV Austria Albania ofron shërbime auditimi dhe çertifikimi të akredituara me cilësi të lartë bazuar  në kërkesat e ISO 27001. 

Një ISMS (Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit) që është ndërtuar në bazë të kërkesave të ISO 27001, mund të zbatohet nga çdo organizatë pavarësisht madhësisë së saj,  llojit të industrisë apo informacionit. Mund të aplikohet nga çdo organizatë që dëshiron të krijojë një mënyrë organizimi nëpërmjet të cilës mund të arrijë tek menaxhimi i sigurisë së informacionit.
 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Disa nga avantazhet e çertifikimit me Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit bazuar në ISO 27001 janë:

  • Vetë organizata, edhe gjatë fazës së projektimit, merr njohuri në lidhje me rreziqet e sigurisë së informacionit që ajo ndesh.
  • Organizatës, duke njohur direkt rreziqet e sigurisë së informacionit, i jepet mundësia të marrë një vendim më të saktë në lidhje me nivelet e lejuar të rrezikut dhe si masat që duhet të ndërmarrë për të arritur në atë nivel.
  • Organizata merr mendimin e një eksperti të pavarur lidhur me përshtatshmërinë dhe përputhshmërinë me sistemin.
  • Çertifikata në vetvete shërben si provë objektive e angazhimit të organizatës për menaxhimin e sigurisë së informacionit.
  • Çertifikata ISO 27001 njihet në nivel ndërkombëtar.

TÜV AUSTRIA zotëron një pozicion lider në Ballkan dhe Mesdhe për auditime dhe çertifikime bazuar në këtë standart. TÜV Austria ka në organikën e saj një numër të madh audituesish me shumë vjet eksperiencë në fushën e sigurisë së informacionit.

TÜV AUSTRIA njihet për kryerjen e auditimeve dhe shërbimeve çertifikuese të sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit, bazuar në ISO 27001 nga një bord akreditimi  ndërkombëtar.