Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001

Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001

Standarti ISO 9001 specifikon kërkesat e përgjithshme për zhvillimin, implementimin dhe përmirësimin e veprimeve të biznesit me qëllim plotësimin e kërkesave të klientëve.

Standarti ISO 9001 mund të përvetësohet dhe zbatohet nga çdo organizatë e cila dëshiron te përmirësojë aktivitetet e saj, pavarësisht madhësisë apo sektorit ku ajo ushtron aktivitetin dhe përbën një nga standartet më të përdorura të menaxhimit në mbarë botën. 

Deri në 2010, per kete standart janë lëshuar 1.000.000 çertifikata në të gjithë botën.

 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të reja

Zbatimi i standarteve ISO 9001 në aktivitetin ditor të biznesit të një organizate, gjithashtu rrit rëndësinë e saj:

  • Duke i dhënë besueshmëri klientit që produkti apo shërbimi i kërkuar përputhet me specifikimet e miratuara (nga organizata dhe klienti), si dhe kërkesat e statutit apo rregullores.
  • Duke reduktuar kostot nëpërmjet një veprimi më eficent dhe me produktivitet më të madh.
  • Duke u përpjekur në vazhdimësi për kënaqjen e klientëve dhe palëve të interesuara (punonjësve, aksionerëve dhe mjedisit social) në lidhje me nevojat e tyre ekzistuese dhe ato në prespektivë.
  • Duke ndërmarrë veprimet e duhura për përmirësimin e vazhdueshëm të të gjitha aktiviteteve të ushtruara nga kompania.
  • Duke krijuar avantazh konkurues dhe tërhequr klientë apo investitore të rinj në tregjet ndërkombëtare.
  • Duke maksimizuar suksesin dhe rezultatet e organizatës në përputhje me burimet e nevojshme, në mënyre që t’a ruajë konkurueshmërinë në rang global.

TÜV AUSTRIA Albania ka auditues me eksperiencë dhe shumë të trajnuar (inxhinierë mekanikë, inxhinierë minierash, inxhinierë elektrikë, inxhinierë kimist, informaticienë, agronomë dhe teknologë ushqimore).

TÜV AUSTRIA lëshon çertifikata të akredituara nga një bord ndërkombëtar akreditimi.