Shëndeti dhe Siguria në Punë OHSAS 18001

Shëndeti dhe Siguria në Punë OHSAS 18001

Standarti OHSAS 18001 përcakton me detaje kërkesat e përgjithshme për ngritjen e Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në punë në një kompani. Ky sistem fokusohet në kontrollin efektiv të të gjitha rreziqeve në punë duke përfshirë të gjitha palët  në proçes (punëtoret, vizitorët, siguruesit, shoqëria) si dhe përmirësimin maksimal të Shëndetit dhe Sigurisë në punë brenda kompanisë.

Këto standarte synojnë të mbulojnë shëndetin dhe sigurinë teknike në punë, por jo-sigurinë e produkteve dhe proçeseve.

Çdo kompani pavarësisht madhësisë apo aktivitetit të saj, mund të ngrejë, zbatojë apo marrë çertifikim të këtij sistemi menaxhimi sipas standartit OHSAS 18001.

 

 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Zbatimi dhe çertifikimi i një sistemi menaxhimi të shëndetit dhe sigurisë në punë në perputhje me OHSAS 18001 ndihmon një kompani në:

  • Identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e të gjitha rreziqeve potenciale nëpërmjet zbatimit të programeve për reduktimin e rreziqeve ( në nivele të pranueshme ) si dhe minimizimin e rreziqeve në mjedisin e punës.
  • Reduktimin e aksidenteve që ndodhin në kompani
  • Përmirësimin e vazhdueshëm të aktivitetit të kompanisë për çështjet që lidhen me  shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Monitorimin sistematik dhe zbatimin e legjislacionit për shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Reduktimin e kostos nga aksidentet (kompensimet, shtrimet në spital etj)

TÜV AUSTRIA Albania kryen auditime dhe çertifikime të Sistemeve të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në punë duke përdorur auditues të çertifkuar dhe me eksperiencë, me synim përmirësimin maksimal të shëndetit dhe sigurisë në punë tek klientet e saj si një vlerë e shtuar në çdo auditim.

TÜV AUSTRIA është akredituar nga një bord ndërkombëtar akreditimi dhe kryen çertifikimin e Sistemeve të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në punë, në përputhje me standartin OHSAS 18001.