Sigurimi i Cilësisë së Mishit të Derrit AGRO 3.1-3.2-3.3-3.4-3.5

Sigurimi i Cilësisë së Mishit të Derrit AGRO 3.1-3.2-3.3-3.4-3.5

Standarti i serive AGRO 3- Sistemet e Menaxhimit për Sigurimin e Cilësisë së Mishit të Derrit, u themeluan nga Organizata e Mbikqyrjes dhe Çertifikimit të Produkteve Bujqësore nën titullin dallues AGROCERT. 
Standartet AGRO 3.1-3.2-3.3-3.4-3.5 plotësojnë kërkesat dhe rregullat duke garantuar higjenë dhe siguri që nga prodhimi i ushqimeve për kafshët deri tek paketimi i mishit të derrit, dhe në vijim deri tek pikat e shitjes së mishit të derrit.

Standartet e serive AGRO 3 përcaktojnë kërkesat për:

  • AGRO 3.1 -Prodhimi i ushqimit për derrat
  • AGRO 3.2- Mbajtja e derrave në ferma
  • AGRO 3.3- Therja e derrave
  • AGRO 3.4- Prerja, përpunimi dhe paketimi i mishit të derrit
  • AGRO 3.5- Pikat e shitjes së mishit të derrit

Standarti i serive AGRO 3 aplikohet në të gjitha organizatat që operojnë në fushën e mbarështimit të derrit (prodhimi i ushqimit, mbajtja, thertoret, përpunimi i mishit, pikat e shitjes) dhe  mundëson që secila hallkë e zinxhirit të prodhimit të çertifikohet veçmas, dhe mishi i derrit i prodhuar në çdo fazë të çertifikimit të etiketohet me markën kombëtare të cilësisë.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Implementimi dhe çertifikimi i një sistemi menaxhimi për Sigurinë e Cilësisë së Mishit të Derrit ndihmon kompaninë në:

  • Njohjen e produkteve të saj përmes marrjes së markës speciale të cilësisë
  • Rritjen e vlerës së shtuar të produkteve
  • Fitimin e besimit të konsumatorëve dhe të palëve të tjera të interesuara
     

TÜV AUSTRIA zë sot një pozicion lider në fushën e auditimit, inspektimit dhe çertifikimit në tregun Shqiptar dhe përbëhet nga një staf audituesish profesionalë, të çertifikuar dhe të trajnuar në një gamë të gjerë specializimesh, me përvojë të gjerë në sektorin ushqimor.

TÜV AUSTRIA ofron shërbime të integruara inspektimi dhe çertifikimi për Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Cilësisë së Mishit të Derrit të cilat pasohen nga lëshimi i çertifikatës në përputhje me AGRO 3-1, 3-2, 3-3, 3-4, 3-5.