Ofruesit e Komunikimit ELOT 1435

Ofruesit e Komunikimit ELOT 1435

Standarti ELOT 1435 mbi shërbimet e komunikimit është standarti ndërkombëtar i cili përcakton kërkesat e menaxhimit të sistemit të transparencës që duhet të plotësojnë kompanitë të cilat i ofrojnë këto shërbime  komunikimi, në mënyrë që të tregojnë aftësinë e tyre për t’u ofruar klientëve shërbime më të besueshme komunikimi.

Zhvillimi i standartit ELOT 1435 lindi nga nevoja për të përcaktuar kushtet për dhënien e kontratës nga autoritetet kontraktuale për kompanitë e shërbimeve të komunikimit, si dhe për kompanitë private apo publike të shërbimeve të reklamave. ELOT 1435 mund të aplikohet nga të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime komunikimi pavarësisht nga natyra, përmasat dhe lloji shërbimit të komunikimit. Megjithatë, është një tregues i kompanive të mëdha të reklamave në Greqi (në kombinim me çertifikimin ISO 9001).

Ligji i fundit N.3688/2006 (GOV-A 163/05-08-2008), përcakton si të detyrueshëm çertifikimin sipas ELOT 1435 për të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime komunikimi për operatorët publikë dhe sektorët gjysmë-publikë, por standarti pritet të jetë i kërkuar edhe për projekte shumë të mëdha.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Përfitimet që vijnë nga çertifikimi i një kompanie, pavarësisht natyrës së klientit, mund të përmblidhen si më poshtë:

  • Pajtueshmëri me ligjin 3688/2008 (GOV, 163/A/2008), sipas të cilit çertifikimi është i rëndësishëm për kompaninë në mënyrë që të jetë e aftë të marrë pjesë në konkurse të sektorëve publikë dhe gjysmë-publikë
  • Përmirësim i organizimit brenda kompanisë, duke çuar në rritje të produktivitetit
  • Kontroll sitematik i proçeseve/ aktiviteteve si rezultat i të cilit gabimet mund të korrigjohen duke çuar në këtë mënyrë në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së kompanisë
  • Detyra dhe përgjegjësi të stafit të përcaktuara qartë, të cilat kontribuojnë në rritjen e produktivitetit
  • Rritje e kënaqësisë dhe besnikërisë së klientëve por gjithashtu dhe kënaqësisë dhe besnikërisë së tregut në përgjithësi, për aftësinë e kompanisë për të ofruar vazhdimisht shërbime komunikimi, duke patur parasysh se inspektimi dhe çertifikimi vijues kryhet nga një bord i pavarur (Bord çertifikimi)
  • Ofrimi i besueshmërisë tek klientët që kompania plotëson kushtet e rëna dakort reciprokisht, si dhe rregulloret dhe ligjet
  • Mjet i mirë marketingu, duke pasur parasysh krizën ekonomike por edhe manipulimet që kanë përjetuar kompanitë shqiptare vitet e fundit
  • Vendosja e theksit në funksionimin e duhur dhe në vlerën e kompanisë, mbulim i kërkesave të mundshme në të ardhmen për sektorë të mëdhenj privatë.
     

TÜV AUSTRIA ka inspektorë të kualifikuar dhe me eksperiencë të gjerë në industrinë e reklamave, komunikimin  e korporatave dhe tregti.

TÜV AUSTRIA është akredituar nga Sistemi Ndërkombëtar i Akreditimit, sipas standartit ELOT 1435.