Edukimi Cilësor në Shkollat e Mesme dhe të Gjuhëve të Huaja ELOT 1433

Edukimi Cilësor në Shkollat e Mesme dhe të Gjuhëve të Huaja ELOT 1433

Specifikimi teknik kombëtar ELOT 1433 përshkruan një sistem menaxhimi për shërbimet e ofruara nga Shkollat e Gjuhëve të Huaja dhe nga organizatat që ofrojnë shërbime trajnimi në fushën e arsimit të mesëm. ELOT 1433 u krijua nga nevoja e brendshme e këtyre organizatave për të pasur një sistem të përbashkët bazë pavarësisht nga lënda apo fusha e zbatimit. ELOT 1433 vë theksin në qëllimin dhe nevojat e të trajnuarit. Bazuar mbi këto shifra strukturohet, monitorohet dhe vlerësohet  programi mësimor për efektivitetin e tij.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Disa prej përfitimeve që vijnë si pasojë e zbatimit dhe çertifikimit të një sistemi të menaxhimit të cilësisë për shërbimet e trajnimit  sipas ELOT 1433, janë:

  • krijimi i proçedurave specifike të dokumentuara që përshkruajnë proçeset që zhvillohen në organizatë, duke mundësuar kryerjen e tyre, pavarësisht nga disponueshmëria e individëve të veçantë (p.sh. Drejtuesit Akademik, Drejtor, etj.)
  • matja e proçeseve dhe proçedurave, dhe orientimi i  tyre drejt arritjes së objektivave të të trajnuarve.
  • arritja e një objektivi të matshëm, të pavarur dhe dhënia e një mendimi prej eksperti mbi saktësinë dhe përputhshmërinë  e sistemit.
  • me anë të çertifikatës, organizata është në gjendje që të sigurojë provat objektive të angazhimit të saj në fushën e menaxhimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara
  • çertifikata e ELOT 1433 ka prestigj dhe njihet në nivel ndërkombëtar.

TÜV AUSTRIA zë një pozicion lider në tregun shqiptar në fushën e auditimeve dhe çertifikimeve që bazohen në këtë standart. TÜV AUSTRIA ka në përbërjen e saj auditues tepër të kualifikuar, të trajnuar dhe të çertifikuar dhe me një përvojë të gjerë në këtë fushë.

TÜV AUSTRIA është një nga kompanitë e para  që është akredituar nga sistemi ndëkombëtar i akreditimit për shërbime auditimi dhe çertifikimi në fushën e sistemit të menaxhimit të cilësisë së shërbimeve edukative sipas ELOT 1433.