Sistemet e Menaxhimit të Shërbimeve IT  ISO 20000

Sistemet e Menaxhimit të Shërbimeve IT ISO 20000

ISO 20000-1 përshkruan një sistem të menaxhimit të shërbimit IT me synim menaxhimin e cilësisë së shërbimit në nivel të pranueshem dhe të aprovuar nga palët.

TÜV Austria  Albania ofron auditime dhe shërbime çertifikimi të njohura nga APMG me profesionalizëm  të lartë, bazuar në kërkesat e ISO 20000.

Sistemi i  menaxhimit të shërbimit IT sipas kërkesave të ISO 20000 mund të gjejë zbatim në të gjithë kompaninë ose edhe në një pjesë të saj  që siguron shërbime IT,  pavarësisht madhësisë apo aktivitetit  specifik. Kompanitë që sigurojnë shërbime konsulence në fushën e IT nuk kanë kompetenca ligjore për këtë çertifikim.
 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Disa nga përfitimet nga çertifikimi me sistemin e menaxhimit të shërbimit të IT janë:

  • Marrëveshja e përbashkët me klientin (i brendshëm ose i jashtëm) për nivelin e shërbimit
  • Zbatim i praktikave më të mira për projektimin, zbatimin, organizimin, përmirësimin dhe monitorimin e proceseve të IT.
  • Siguron një opinion objektiv, të pavarur dhe me experiencë mbi përshtatshmërinë dhe origjinalitetin e sistemit
  • Çertifikata është provë objektive e angazhimit të organizatës për menaxhimin e shërbimeve të cilësisë
  • Çertifikata njihet ndërkombëtarisht

TÜV Austria  mban një pozicion lider në Ballkan dhe Mesdhe për auditime dhe çertifikime bazuar në ISO 20000. TÜV Austria ka një numër të madh audituesish me shume vite eksperiencë në fushën specifike te  menaxhimit të shërbimeve IT.

TÜV Austria është ndër të parat kompani që njihet për kryerjen e auditimeve dhe shërbimeve të çertifikimit të sistemeve të menaxhimit të shërbimit të IT sipas ISO 20000-1: 2011 nga zotëruesi i skemës APMG. Çertifikatat e lëshuara nga TÜV Austria mbajnë logon e APMG dhe janë të publikuara në faqen e internetit :  www.isoiec20000certification.com