Auditimet e Palëve të Dyta

Auditimet e Palëve të Dyta

Auditimet e palëve të dyta quhen: “Auditimet e jashtme zakonisht të kryera nga klientë apo persona të tjerë, për llogari të tyre”.
Çëshjet e ruajtjes së kostos dhe vlerës maksimale të parasë kane çuar në nevojën e një praktike moderne, të përdorimit të auditimeve të palëve të dyta për një pjesë të madhe të partnerëve industriale dhe furnitorëve, me qëllim vërtetimin e kapaciteve dhe përputhshmërisë së tyre me kërkesat kontraktuale. Reduktimi i rrezikut të mangësive të produktit dhe/apo shërbimit si dhe aspekte të tjera të transparencës së tyre, janë qëllimet kryesore të auditimeve të palëve të dyta.
Kjo praktikë zbatohet për kompanitë që prodhojnë produkte apo sigurojnë shërbime.

Duke gjetur zbatim në:

  • Vlerësimin e furnitorëve
  • Kompanitë që operojnë në vënde të ndryshme, por me produkte të njëjta p.sh: përfaqësitë e eksluzivitetit

Baza e auditimeve të palëve të dyta është gjithmonë një protokoll i përbashkët i dakorduar që konsiston në elementët kyç si më poshtë:

1. Përkufizimi i auditimit dhe kuadrit të tij:

  • Lloji i auditimit
  • Frekuenca e auditimit
  • Rezultati dhe objektivat e auditimit

2. Protokolli i auditimit:

  • Kriteret e auditimit
  • Shtrirja e dëshmisë dhe të dhënave
  • Sistemi i vlerësimit të rezultateve
  • Sistemi i raportimit

3. Përpunimi dhe menaxhimi i rezultateve:

  • Harku kohor i njoftimit të rezultateve
  • Periudha dhe detajimi i rezultateve

 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Të Rejat

Përfitimet:

  • Përmirësim dhe/apo fuqizim i zinxhirit të furnitorëve
  • Monitorim dhe / apo verifikim i besueshmërisë së furnitorëve sipas kërkesave kontraktuale
  • Nxitja e transparencës në proceset e furnitorëve
  • Reduktim i rrezikut të mungesës së cilësisë gjatë ofrimit të shërbimeve apo produkteve.

Objektivat e rezultateve të auditimeve të palëve të dyta

  • Për një vendim blerje/prokurimi
  • Për zgjedhjen e një furnitori 
  • Për vazhdimin/ rinovimin/ zgjatjen e një kontrate furnizimi
  • Si pikënisje për negocimin e pjesës ekonomike të një kontrate

Metodat e TÜV AUSTRIA Albania i tejkalojnë limitet e parashikuara të rezultateve të auditimit, por vetë stafi i saj me eksperiencë dhe praktikat bëjnë të lindë kërkesa nga  parnreri në biznes për shërbime të auditimit të palëve dyta.

Parimet dhe karakteristikat bazë të këtyre auditimeve janë:

  • Transparenca
  • Konfidencialiteti
  • Përgjigjia e shpejtë
  • Staf kompetent dhe me eksperiencë

TÜV AUSTRIA ka eksperiencë të madhe në auditimet e palëve të dyta në fusha të ndryshme dhe me marka të rëndsishme si : MICHELIN, PIRELLI, CARREFOUR, ALDI etj.