Produktet e Ndërtimit

Produktet e Ndërtimit

Njohja e TÜV AUSTRIA, mes llojeve të ndryshme të çertifikimeve dhe inspektimeve ka të bëjë me Rregulloren 305/2011 (CPR - Constructions Product Regulation) për Materialet e Ndërtimit dhe Çertifikimet e Kontrollit të Prodhimit të Fabrikës. CPR është vënë tërësisht në zbatim që prej datës 01/07/2013, duke zëvëndësuar Direktivën e Materialeve të Ndërtimit 89/106/EEC.
Në Direktivën e Produkteve të Ndërtimit (CPD), produkt ndërtimit është çdo produkt i cili është prodhuar për t’u inkorporuar përkohësisht në objektet e ndërtuara siç janë godinat apo ndërtimet civile në përgjithësi. CPD u botua me qëllim që të hiqen të gjithë pengesat teknike që përbëjnë problem për tregtimin e Materialeve të Ndërtimit brenda BE-së. Ashtu si CPD, CPR, përmes një Sistemi të Vlerësimit dhe Verifikimit të Performancës së Vazhdueshme, ofron për Markën CE të Produkteve të Ndërtimit një sistem Verifikimi të Aprovuar të Përputhshmërisë, si dhe një strukturë të Bordeve të Njohura.

Çertifikimi i sipër përmendur ka të bëjë me prodhimin e Produkteve të Ndërtimit dhe përfaqësuesve të tyre të autorizuar, importuesve të Materialeve të Ndërtimit në tregun e BE-së dhe me shpërndarësit e tyre. Shërbimet e çertifikimit të ofruara nga TÜV Austria janë për çimento (EN 197-1 & EN 413-1/2), përzierjet për beton, llaç dhe fino (EN 934-2, 3,4 &5), materiale dhe sisteme për mbrojtjen dhe riparimin e strukturave të betonit (EN 1504-2, 3, 4 , 5 , 6, 7), alumin dhe lidhjet e aluminit (EN 15088), përdorimin e strukturave të çelikut dhe të aluminit (EN 1090-1), agregatët (EN 12620, EN13242, EN13450 & EN 13139), përzierjet bituminoze ( EN 13108-1, 2, 3, 4, 5, 6, 7), përzierjet e bitumit dhe lidhjet bituminoze (EN 13924, EN 13808, EN 14023, EN 12591 & EN 15322), gëlqere (EN 459-1) dhe llaç për ndërtim (EN 998-2).

 

  • Eksperienca
  • Të Rejat

TÜV Austria tashmë ka një përvojë të gjerë në inspektime, auditime dhe çertifikime të tilla në Ballkan dhe Mesdhe. TÜV Austria Albania ka inspektorë dhe auditorë me përvojë industriale, prodhuese dhe laboratorike që kombinojnë në mënyrë efikase profesionalizmin e tyre me integritetin, besueshmërinë dhe kërkesat e tregut.