FSC - Këshilli i Mbikqyrjes së Pyjeve

FSC - Këshilli i Mbikqyrjes së Pyjeve

Standarti i menaxhimit të qëndrueshëm FSC Chain of Custody është lëshuar nga organizata ndërkombëtare e Këshillit të Mbikqyrjes së Pyjeve (FSC) dhe konsiston në  një sistem menaxhimi i cili synon monitorimin efektiv të lëndëve të para gjatë procesit të prodhimit.

TÜV AUSTRIA Albania ofron për kompanitë që tregtojnë, përpunojnë apo prodhojnë produkte me bazë druri, shërbime çertifikimi për standartin FSC

Kompanitë që zgjedhin të zbatojne standartin FSC- Chain of Custody i përkasin sektorit të prodhimit të mobiljeve prej druri, prodhimit të letrës dhe kartonit, përpunimit të letrës dhe printimin në të.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Të Rejat

Me marrjen e çertifikatës FSC, kompania fiton të drejtën e aplikimit të etiketës FSC në produktet e saj dhe si rezultat:

  • Produktet janë lehtësisht të identifikueshme nga konsumatorët
  • Kompania ka lehtësira të hyjë në tregjet ku konsumatorët janë të ndjeshem ndaj  çështjeve të mbrojtjes së mjedisit.

TÜV AUSTRIA ka auditues të kualifikuar, me përvojë të gjatë pune dhe akademike në menaxhimin e qëndrueshëm.