Sistemet e Menaxhimit të Qëndrueshmërisë së Eventeve ISO 20121

Sistemet e Menaxhimit të Qëndrueshmërisë së Eventeve ISO 20121

ISO 20121 u krijua për të ndihmuar organizatat dhe individët të përmirësojnë qëndrueshmërinë e proceseve dhe aktiviteteve të lidhura me eventet. Standarti mund të zbatohet nga çdo organizatë pavarësisht madhësisë dhe industrisë e cila është e lidhur me projektimin dhe prodhimin e eventeve.
Ky standart është projektuar që të mbulojë çështje të lidhura me menaxhimin e qëndrueshmërisë së përmirësuar, nëpërmjet një cikli menaxhimi eventesh.
ISO 20121 është i përshtatshëm për të siguruar që eventet, që nga festimet e vogla deri në evente të mëdha të tilla si Lojërat Olimpiket dhe para-olimpike, lënë pas një ndikim pozitiv.
Standarti mund të aplikohet nga të gjithë pjesëtarët e një zinxhiri duke përfshirë organizatorët, kompanitë e kateringut, kompanitë e logjistikës, krijuesit e reklamave etj.
Të gjitha eventet si: konferenca, koncerte, evente sportive, ekspozita, panaire, festivale etj, kanë cilësinë që ti ofrojnë shoqërisë disa elementë pozitivë (në nivel ekonomik, shoqëror etj).
Megjithatë, evente të tilla mund të kenë edhe ndikime negative në mjedis, ekonomi dhe kudo tjetër si shtimi i mbeturinave, konsumi i energjisë, ndërprerja e funksionimit normal social.
ISO 20121 përshkruan një kuadër për njohjen e potencialeve sociale negative, rezultateve ekonomike dhe pasojave mjedisore të eventeve, minimizimin apo eleminimin e tyre, dhe shtimin e pasojave pozitive dhe mundësive nëpërmjet projektimit dhe funksionimit të përmirësuar.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Të Rejat

Disa nga përfitimet për zbatimin dhe çertifikimin e Sistemit të Menaxhimit të Qëndrueshmërisë së Eventeve janë:

  • Identifikimi i ndikimeve potenciale negative, sociale, ekonomike, mjedisore etj dhe masat për ti minimizuar dhe eleminuar ato
  • Përpjekja për të fuqizuar ndikimet dhe mundësite pozitive nëpërmjet veprimit dhe planifikimit të përmirësuar të eventeve
  • Krijimi i një përshtypjeje pozitive tek pjesëmarrësit dhe ata që janë të pranishëm në vendevente.
  • Siguron një mendim objektiv, të pavarur dhe me eksperiencë në përputhshmeri me sistemin
  • Prania e çertifikates ISO 20121 është dëshmi e angazhimit te organizatës për të menaxhuar qëndrueshmërinë e eventes.
  • Çertifikata ISO 20121 njihet dhe vlerësohet në nivel ndërkombëtar.

TÜV AUSTRIA Albania ofron auditime dhe shërbime çertifikimi për sistemet e menaxhimit të qëndrueshmërisë së eventeve në përputhje me ISO 20121.