Sistemi i Menaxhimit të Trafikut Rrugor EN ISO 39001

Sistemi i Menaxhimit të Trafikut Rrugor EN ISO 39001

Synimi i EN ISO 39001 është zhvillimi dhe zbatimi i proçeseve që ndihmojnë organizatat për të kontrolluar veprimtaritë e tyre që ndikojnë apo ndikohen nga siguria rrugore (transport dhe lëvizje e personelit, transportimi i produkteve etj). Zbatimi i këtij standarti nuk përjashton organizatat nga detyrimi për t’ju bindur Kodit Rrugor dhe gjithe legjislacionit përkatës, por përkundrazi e mbështet dhe e inkurajon zbatimin e ketij kodi. 

Sistemi i menaxhimit të sigurisë rrugore, bazuar në standartin EN ISO 39001, është i përshtatshëm për të gjitha llojet e organizatave pavarësisht natyrës së tyre, qëllimit, produktit apo shërbimeve që ofrojnë, pa përjashtim nëse janë ente private apo publike.

 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Të Rejat

Zbatimi dhe çertifikimi i Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë Rrugore ka për qëllim të ndihmojë një organizatë në lidhje me :

  • Identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e të gjitha rreziqeve gjatë përdorimit të rrjetit rrugor, zbatimit të programeve dhe masave që reduktojnë rreziqet.
  • Reduktimi përfundimtar i aksidenteve rrugore që rrjedhin nga aktivitetet e një organizate.
  • Arritja e përmirësimeve të vazhdueshme në veprimtarinë e saj për menaxhimin e sigurisë rrugore.
  • Monitorimi dhe zbatimi sistematik i menaxhimit të sigurisë rrugore
  • Reduktimi i kostove të aksidenteve (p.sh: kompensim, shtrim në spital)

TÜV AUSTRIA Albania merr përsipër kryerjen e çertifikimeve të Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë Rrugore në përputhje me standartin EN ISO 39001. Auditimet në përputhje me EN ISO 39001 kryhen nga auditues të çertifkuar dhe me eksperiencë që kanë për qëllim përmiresimin e punës së kompanisë për çështjet e lidhura me Sigurinë Rrugore duke e konsideruar si vlerë të shtuar për çdo auditim.