Transporti Publik ELOT ΕΝ 13816

Transporti Publik ELOT ΕΝ 13816

Standarti Europian ELOT EN 13816 specifikon kërkesat që përcaktojnë objektivin dhe matjen e cilësisë së shërbimit të transportit publik të pasagjerëve (PPT), dhe jep udhëzime për zgjedhjen e metodave përkatëse të matjes.

Çertifikimi sipas ELOT EN 13816 synohet që të përdoret nga ofruesit e shërbimeve të transportit, organizatat publike dhe autoritetet, të cilët dëshirojnë të lidhin transportin publik të pasagjerëve me pritshmëritë e klientëve dhe shoqërisë. Pas përfundimit me sukses të auditimit fillestar, TUV AUSTRIA lëshon një çertifikatë konformiteti që është e vlefshme për tre vjet sipas ELOT EN 13816. Kjo çertificate konfirmon aftësinë e  organizatës për të ofruar shërbime të një niveli të caktuar cilësie.
 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Të Rejat

Avantazhet e sistemeve të çertifikuara sipas ELOT EN 13816 vijojnë si më poshtë:

  • Fokusohet në nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë e pasagjerëve
  • Lidh shërbimet e ofruara me nivelin e dëshiruar të cilësisë
  • Informacion nga organizata publike përkatëse dhe autoritetet në lidhje me nivelin e dëshiruar të cilësisë nga pasagjerët
  • Rritje të kënaqësisë së pasagjerëve dhe ofruesve të qarkullimit
  • Vendime të dokumentuara mbi përdorimin maksimal të burimeve dhe aftësive të personelit
  • Mjete marketingu për organizatat të cilat ofrojnë transportin publik të pasagjerëve etj
     

TÜV AUSTRIA ka auditues të aftë me shumë përvojë në këtë lloj sistemi auditimi si ELOT EN 13816 që janë gjithmonë në dispozicionin tuaj për çdo informacion, sqarim apo azhornim.