Produktet Organike

Produktet Organike

Duke njohur nevojat e tanishme në sektorin ushqimor, TÜV AUSTRIA ofron shërbime çertifikimi në përputhje me Rregulloret EU 834/2007 dhe 889/2008.

Çertifikimi i produkteve organike aplikohet për:

  • Prodhues-Kompani që ushtrojnë aktivitetin e tyre në prodhimin e të mbjellave.
  • Prodhues-Kompani që ushtrojnë aktivitetin e tyre në prodhimet shtazore.
  • Kompani që ushtrojnë aktivitetin e tyre në ushqime.
  • Kompani që ushtrojnë aktivitetin e tyre në përpunim, standartizim, ruajtje, tregtim dhe importim të produkteve organike.
  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Reja

Çertifikimi i produkteve organike në përputhje me Rregulloret (EC) 834/2007 dhe (EC) 889/2008:

  • Është një kusht paraprak për hedhjen në treg të produkteve organike
  • Vlerëson implementimin korrekt të kërkesave të produkteve organike
  • Redukton riskun e hedhjes në treg të produkteve organike që nuk janë në përputhje me rregullat përkatëse

Vlefshmëria dhe marka e njohur e TÜV AUSTRIA:

  • Rrit besueshmërinë e konsumatorit për produktet organike
  • Sjell në tregun Shqiptar kredibilitetin dhe fuqinë e një prej Organeve të Inspektimit dhe Çertifikimit më historik dhe më të mëdhenj në Europë.
     

 

TÜV AUSTRIA synon të ofrojë shërbime inspektimi dhe çertifikimi të përgjegjëshme, të paanshme, të besueshme dhe me vlerë të lartë të shtuar të produkteve organike duke përdorur eksperiencën, kompetencat teknike dhe ekspertizën e inspektorëve të saj.

TÜV AUSTRIA është akredituar në nivel ndërkombëtar për çertifikimin e produkteve organike si në fazën e prodhimit primar, ashtu edhe në atë të përpunimit.