Sistemet e Menaxhimit të Energjisë ISO 50001

Sistemet e Menaxhimit të Energjisë ISO 50001

Standarti ISO 50001 specifikon kërkesat e përgjithshme për sistemin e menaxhimit të energjisë në një kompani dhe fokusohet në identifikimin e mundësive për përmirësimin e energjisë.
ISO 50001 përcakton  objektiva  specifike dhe synime për ruajtjen e energjisë të cilat arrihen nëpërmjet programeve të menaxhimit të energjisë dhe monitorimit sistematik të variablave që lidhen me energjinë. Struktura e tij është e ngjashme me atë të standarteve të tjera, sic është ISO 14001, element  që ndihmon integrimin e tij  në sistemet e menaxhimit të zbatuara tashmë.

Sistemi i Menaxhimit të Energjisë ISO 50001 mund të merret si çertifikim dhe të zbatohet  nga të gjitha kategoritë e organizatave, pavarësisht produktit apo shërbimit që ata ofrojnë.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Sistemi i Menaxhimit të Energjisë sipas ISO 50001 i jep mundësinë një organizate të identifikojë, vleresojë dhe menaxhojë aspektet e saj energjitike me qëllim që:

  • të menaxhojë me efektivitet burimet e përdorura të energjsë
  • të mbrojë mjedisin duke ruajtur burimet natyrore dhe duke reduktuar  çlirimet e CO2
  • të reduktojë kostot
  • të veprojë në përputhje me kërkesat ligjore përkatëse
  • të përmirësojë vazhdimisht veprimtaritë e perdorimit të energjisë
  • të përmirësojë imazhin e organizatës ndaj publikut dhe palëve të treta
  • të përmirësojë komunikimin me autoritetet
     

Auditimet e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë kryhen nga auditues të çertifikuar dhe me eksperiencë me synim :

  • vlerësimin e veprimtarisë së përgjithshme të menaxhimit të energjisë në kompani
  • pajisjen me një çertifikatë të akredituar me prestigj ndërkombëtar dhe besueshmëri që dëshmon për angazhimin e kompanisë për një menaxhim me efiçencë të energjisë.
  • Jep një vlere të shtuar në çdo inspektim
     

TÜV AUSTRIA  kryen çertifikime të Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë sipas standartit ISO 50001 dhe është e akredituar nga një bord ndërkombëtar akreditimi për këtë shërbim specifik.