Përgjegjësia Sociale e Korporatës

Përgjegjësia Sociale e Korporatës

Përgjegjësia sociale e korporatës (C.S.R) është angazhimi vullnetar i organizatave për të përfshirë veprimtaritë sociale dhe mjedisore në praktikat e tyre të biznesit, që përtej asaj që kërkon ligji lidhen me to në mënyrë direkte dhe indirekte dhe ndikohen nga aktivitetet e tyre. Korporatat janë subjekte që janë të lidhura pazgjidhshmërisht me shoqëritë me të cilat ato veprojnë, duke ndikuar dhe duke qënë nën ndikimin e fakteve të kohës në të cilën jetojnë. Prandaj, ato duhet të njohin përgjegjësinë e tyre kundrejt shoqërisë dhe mjedisit si dhe të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm, me pak fjalë “zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes pa cënuar mundësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre”.

Në këtë kontekst, kompania ka në dispozicion mjete të ndryshme të cilat mund të përdoren në mënyrë që kompania të ketë mundësi të zhvillojë dhe paraqesë raporte të qëndrueshmërisë, siç është kuadri GRI, udhëzuesi ISO 26000, COP. Të gjitha llojet e organizatave, pavarësisht aktivitetit të tyre, produkteve apo shërbimeve që ofrojnë  mund të trupëzojnë në biznesin e tyre praktika të përgjegjësisë mjedisore dhe sociale, përtej atyre që diktohen nga legjislacioni, duke përdorur mjete të përgjegjësisë sociale të korporatave( GRI/ ISO 26000/ COP)-

 

  • G.R.I.
  • ISO 26000
  • C.O.P.
  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Të Rejat

Iniciativa e Raportimit Global (GRI) përfshin udhëzime për raportimin e qëndrueshmërise, i krijuar për të ndihmuar organizatat që të japin evidenca të veprimtarive mjedisore,  sociale dhe ekonomike, të barazisë sociale dhe të të drejtave të njeriut për të rritur përgjegjësinë e tyre.

TÜV AUSTRIA Albania vlerëson Raportet e Përgjegjësisë Sociale në përputhje me kuadret GRI-G3.1 ose GRI-G4 dhe lëshon një deklaratë përkatëse për  verifikimin dhe sigurinë e cilësisë.

ISO 26000 është më shumë një udhëzues sesa një standart kërkesash. Prandaj nuk është i çertifikueshëm, por ndihmon organizatat që të “përkthejnë” parimet në veprime efektive dhe praktikat më të mira të lidhura me përgjegjësinë sociale. TÜV Austria Albania kryen vlerësimin e zbatimit të saktë të ISO 26000 në kompaninë tuaj dhe lëshon një deklaratë të aplikimit të posaçëm.

Kompanitë pjesëmarrëse në Kompaktin Global të Kombeve të Bashkuara marrin angazhim të vënë në jetë 10 parimet e Kompaktit Global, si pjesë e strategjive dhe veprimeve të tyre në biznes. Kompanitë marrin gjithashtu angazhime për të lëshuar një C.O.P (Komunikim të Progresit) vjetor duke ju komunikuar palëve të interesuara (p.sh: investitorëve, palëve të interesuara, konsumatorëve, shoqërisë, qeverisë etj) informacion mbi progresin e bërë në zbatimin e 10 parimeve të Kompaktit Global të Kombeve të Bashkuara. TÜV AUSTRIA kryen vlerësimin e integrimit të saktë të parimeve dhe praktikave të Kompaktit Global (GC, Active and Advanced level) në raportin e qëndrueshmërisë së kompanisë tuaj dhe lëshon një deklaratë të zbatimit të saktë në përputhje me udhëzimet e këtij kuadri.

Kompanitë që janë verifkuar për zbatimin e udhëzuesit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatave ( GRI/ ISO26000/ COP) kanë konfirmin e një organizate të pavarur që ato:

  • Njohin përgjegjshmëritë që ato kanë në mbështetje të shoqërisë dhe mjedisit
  • Respektojnë parimet dhe vlerat që karakterizojnë kulturën tonë ( respekti për njeriun- dinjiteti njerëzor dhe mundësitë e barabarta, respektojnë mjedisin që ne kemi trashëguar dhe përmirësojnë standartet e jetesës dhe cilësinë e jetës).
  • Kanë dorëzuar raporte të vlefshme të qëndrueshmërisë në aktivitetet mjedisore, ekonomike dhe sociale, të barazisë sociale dhe të të drejtave te njeriut.

TÜV AUSTRIA është pionere në treg me shërbime të besueshme në fushën e përgjegjësisë sociale të korporatave dhe tashmë ka bashkëpunuar në fushën e verifikimit të jashtëm dhe sigurimit të trajnimeve të akredituara me kompani dhe grupe që adoptojne raporte të zhvillimit të qëndrueshëm.

Verifikimet e TÜV AUSTRIA Albania janë kryer nga verifikues të çertifkuar dhe me eksperiencë në çështjet e përgjegjësisë sociale në korporata, duke synuar të përmirësojnë zbatimin e përgjegjësisë sociale dhe sjellin nje vlerët të shtuar në çdo verifikim.