AGRO 2.1-2.2

AGRO 2.1-2.2

Standartet AGRO 2.1 dhe AGRO 2.2 janë lëshuar nga Organizata Mikqyrëse dhe Çertifikuese e Produkteve Bujqësore dhe përcaktojnë kërkesat kryesore për zbatimin e Sistemit të Integruar të Menaxhimit në Prodhimin Bujqësor.

Standarti AGRO 2.1 përcakton kërkesat kryesore për implementimin e Sistemit të Menaxhimi të Mjedisit Rural në fermë, dhe fokusohet në identifikimin e çështjeve mjedisore që prekin fermën në lidhje me menaxhimin e suksesshëm të efekteve që vijnë si pasojë e veprimtarisë së saj.

Standarti AGRO 2.2 përmban kërkesat ligjore dhe teknike të sistemit në fushën e prodhimit të kulturave bujqësore. Ai përfshin rregullat e përgjithshme të praktikave të mira bujqësore dhe masat përkatëse që respektojnë mjedisin në praktikën bujqësore me qëllim që fermerët të prodhojnë në mënyrë të sigurt produkte cilësore, dhe të arrijnë menaxhimin optimal të  mjedisit rural.

Standartet AGRO 2.1-2.2 gjejnë zbatim në ferma të çdo kapaciteti, si dhe për prodhues individualë pavarësisht nga lloji i prodhimit.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Zbatimi dhe çertifikimi i standarteve AGRO 2.1 dhe AGRO 2.2 kontribuon në mënyrë që ferma:

  • Të plotësojë kërkesat e shoqërisë dhe të tregut për mbrojtjen e mjedisit dhe për prodhimin e sigurtë të produkteve bujqësore
  • Të reduktojë impaktin mjedisor në aktivitetet bujqësore
  • Të kontrollojë të gjitha fazat e prodhimit bujqësor
  • Të reduktojë koston e prodhimit nëpërmjet përdorimit racional të inputeve
     

TÜV AUSTRIA ALBANIA ka një staf me auditues të çertifikuar dhe me përvojë të gjerë pune dhe akademike në sektorin bujqësor.

TÜV AUSTRIA është e njohur në nivel ndërkombëtar dhe lëshon Çertifikata të Akredituara.