Shërbimet e Pronave të Paluajtshme EN 15733

Shërbimet e Pronave të Paluajtshme EN 15733

Standarti EN 15733 “Shërbimet e Pronave të Paluajtshme-Kërkesat për ofrimin e shërbimeve” të lëshuara ne Dhjetor të vitit 2009 nga CEN, Komiteti Europian për Standartizimet, është e vetmja rregullore profesionale që është adoptuar nga 31 vende në Europë.
Standarti EN 15733, specifikon kërkesat për ofrimin e shërbimit të pronave, duke  përfshirë konsultimin, promovimin e shitjeve, krijimin e kontakteve ndërmjet shitësit dhe blerësit, dhënien me qëra ose blerje me këste, vlerësimin dhe inspektimin e pronës.
Standarti EN 15733 e vë theksin tek besueshmëria e ndërmjetësve të çertifikuar, duke tërhequr klientë si nga brënda ashtu edhe nga jashtë. Pritet së shpejti projektligji i bazuar në Direktivën e BE 2006/123/EC.
Ai përmban kërkesa për menaxhimin e klientëve si shitës ashtu edhe blerës, informacionin për pronën dhe transaksionin, përmbajtjen e marrëveshjeve të shkruara me klientët e tyre, detajet e shërbimeve, kualifikimet dhe kompetencat profesionale të pronave.

 

  • Përfitimet
  • Eksperienca

Përfitimet që rezultojnë nga çertifikimi i një biznesi të pronave të paluajtshme, bazuar në EN 15733 përmblidhen si më poshtë:

  • Përmirësimi i organizimit të bizneseve të pronave të paluajtshme
  • Reduktimi i gabimeve
  • Rritja e kënaqësise së klientit dhe besnikërisë së konsumatorit si dhe tregut në përgjithësi duke mundësuar ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme, me kusht që inspektimet dhe çertifikimet pasuese të kryhen nga një bord i pavarur (bord  çertifikimi)
  • Ofrimi i besueshmërisë kundrejt klientit që kompania ka njohuritë e duhura të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e klientëve.
  • Mjet i persosur marketingu
  • Nxjerr në pah vlerat dhe funksionimin ashtu sic duhet të vetë kompanisë
  • Mbulimi i kërkesave të projekteve të mëdha private

TÜV AUSTRIA çertifikon veprimtarinë e kompanive të pronave të paluajtshme. TÜV AUSTRIA disponon inspektorë të kualifikuar dhe me eksperiencë, me përvojë në fushën e pasurive të paluajtshme.