Kompetenca Menaxheriale ELOT 1429

Kompetenca Menaxheriale ELOT 1429

Standarti kombëtar ELOT 1429, duke qenë se është specializuar në përputhje me zbatimin e udhëzimeve ELOT 1431-1 dhe ELOT 1431-2, specifikon kërkesat që Organizatat Publike duhet të adoptojnë dhe aplikojnë sa herë që zbatojnë projekte me interes publik.

Ashtu siç është përcaktuar nga legjislacioni aktual, TÜV AUSTRIA ofron shërbime për Organizatat që  zbatojnë projekte të punëve publike dhe/ose kontrata me furnitorë publikë, si dhe kontrata për shërbimet publike. Pasi kryhet me sukses auditimi fillestar, lëshohet një “çertifikatë/vërtetim për aftësinë menaxhuese të projektit” për Organizatat Publike, që është e vlefshme për 3 vjet, me anë të së cilës konfirmohen kompetencat për të menaxhuar dhe zbatuar projekte me financim të përbashkët.

Ky çertifikim specifik gjen zbatim vetëm në Organizatat Publike të cilat merren me menaxhimin e projekteve me financim të përbashkët të Referencës së Strukturës Strategjike Kombëtare (RSSK) 2007-2013 (punëve publike, kontratat e furnitorëve publikë dhe kontratat e shërbimeve publike). Këto projekte me interes publik iu nënshtrohen Direktivave Europiane 2004/17/EC ose 2004/18/EC, si dhe legjislacionit kombëtar përkatës.

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Avantazhet e të pasurit të një çertifikimi për Sistemet e Aftësisë për të Menaxhuar Projektet sipas ELOT 1429 janë si më poshtë:

  • kompetencë e provuar për aftësinë menaxheriale të Organizatës për të vënë në zbatim projekte me financim të përbashkët
  • verifikim i kompetencave të Organizatës në lidhje me burimet dhe infrastrukturën
  • zbatim dhe menaxhim të sukseshëm (efikas, efektiv, cilësor) të projekteve publike
  • vlerësim të vazhdueshëm të skemave organizative të përdorura në menaxhimin dhe vënien në zbatim të projekteve publike
  • garanci për përputhshmërinë e Organizatës me legjislacionin Europian dhe kombëtar
  • parandalim të çfarëdo zbulimi të mundshëm nga auditimet e kryera nga Autoritet përgjegjëse Europiane dhe kombëtare, etj.

TÜV AUSTRIA  ka auditues me përvojë të gjerë në auditimet e projekteve të punëve publike. Të gjithë drejtuesit e TÜV AUSTRIA  janë në dispozicionin tuaj për cfarëdo informacioni, sqarimi apo përditësimi që mund t’ju nevojitet.

Akreditimi i TÜV AUSTRIA  është akorduar nga Sistemi Ndërkombëtar i Akreditimit, dhe “çertifikata/vërtetimi i aftësisë për të menaxhuar projektet) e një Organizate është plotësisht ekuivalente dhe e njohur nga Autoritet Kombëtare përgjegjëse, ashtu siç është përcaktuar në legjislacionin përkatës (Ligji No. 3840/2010).