CAAP Vlerësimi i Vlefshmërisë

CAAP Vlerësimi i Vlefshmërisë

Vlerësimi i Vlefshmërisë Cloud AAP është skema e parë dhe e vetme për vlerësimin e sigurisë së shërbimit CLOUD. Vlerësimi i Vlefshmërisë Cloud AAP (shkurt CAAP) është krijuar nga organizata e pavarur Instituti Holistik i Praktikuesve të Sigurisë së Informacionit (HISPI). TÜV AUSTRIA Albania mund të kryejë këto vlerësime, të cilat më pas shpien në lëshimin e Vulës së Sigurisë Cloud (Cloud Assurance Seal).

Shërbimi i siguruar konsiston në një vlerësim, i cili ka për qëllim të verifikojë nivelin e sigurisë së Shërbimit Cloud. Proçesi ështëi pavarur, i përqëndruar, bazuar mbi prova, dhe kryhet nga Vlerësues të çertifikuar dhe me shumë experience. Duke ndjekur këtë proçess, një Ofrues i Shërbimit Cloud (Cloud Provider), do të jetë në gjendje të demonstrojë dhe provojë masën e saktë të sigurisë që është përfshirë në Shërbimin Cloud. Pas përfundimit të proçesit dhe të vlerësimit të pikëve, ofruesi i shërbimit cloud ka të drejtën që përkrah Vulës së Sigurisë së Shërbimit Cloud (Claud Assurance Seal) të bashkëngjisë Pikët e Vlerësuara (Validitated Score). 
 

  • Përfitimet
  • Të Rejat

Avantazhet kryesore të këtij shërbimi janë:

  • Klienti përfundimtar (përdoruesi I shërbimit cloud) ka aftësinë që të shikojë konkretisht nivelin e sigurisë që është përfshirë në shërbimin cloud.
  • Niveli i sigurisë nuk bazohet në mendimin personal të ofruesit të shërbimit, por pasi është provuar nga mendimi i pavarur i një eksperti. 
  • Duke qenë se Ofruesi i Shërbimit Cloud mund të operojë kudo nëpër botë, vetëm dëshmia e lëshuar nga një organizatë ndërkombëtare (si HISPI dhe TÜV AUSTRIA) mund të njihet dhe pranohet në rang ndërkombëtar.
  • Ofruesi i Shërbimit Cloud tregon angazhimin e vet në fushën e sigurisë duke kryer vlerësimin e Pikëve.
  • Në këtë mënyrë, është e mundur që të kryhet një krahasim brenda së njëjtës industri.