FSSC 22000

FSSC 22000

FSSC 22000 - Sistemi i Çertifikimit të Sigurisë Ushqimore 22000 është një Skemë e kompletuar Çertifikimi për Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore që menaxhohet nga organizata jo-fitimprurëse Dutch Organization Foundation For Food Safety Certification (Fondacioni i Organizatës Hollandeze për Çertifikimin e Sigurisë Ushqimore). Ajo bazohet në Standartin Ndërkombëtar ISO 22000 ‘Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore - Kërkesat për çdo organizatë që operon në zinxhirin ushqimor’ dhe ISO/TS 22002-1:2009 ‘Programet e domosdoshme të sigurisë ushqimore për prodhimin ushqimor’.
FSSC 22000 mund të aplikohet në organizatat e zinxhirit ushqimor që marrin pjesë në prodhimin e ushqimit (prodhimi primar, prodhimi i drithërave dhe i foragjereve nuk përfshihen).
Markat më të mira si Nestle, Danone, Kraft, Unilever etj, hapën rrugën drejt zhvillimit të një skeme të re, ndërkohë që disa prej tregtuesve më të mëdhenj me pakicë (Wal-Mart, Carrefour, Tesco, Metro, Migros, Ahold, Delhaize) ranë dakort që të pranojnë Standartet e njohura nga Global Food Safety Iniciative (GFSI) (Nisma Globale e Sigurisë Ushqimore).
Skema e Sistemit të Çertifikimit të Sigurisë Ushqimore 22000 njihet nga Global Food Safety Iniciative (GFSI) që prej datës 23/02/2010 dhe është pranuar si e barabartë me BRC dhe IFS.
Që një organizatë të çertifikohet sipas FSSC 22000, duhet që ajo të plotësojë kërkesat e ISO 22000, kërkesat specifike të përcaktuara nga ISO/TS 22002/1:2009 për programet e domosdoshme (ndërtimi dhe plani urbanistik i ndërtesave, planifikimi i ambienteve, shërbimeve komunale për ajrin, ujin dhe energjinë, menaxhimi i mbetjeve, përshtatshmëria e pajisjeve, pastrimi dhe mirëmbajtja sanitare, higjena e stafit, etj.), si dhe kërkesat shtesë të FSSC 22000.
Prodhuesit që tashmë janë të çertifikuar sipas ISO 22000, duhet që të bëjnë vetëm një rishikim shtesë në përputhje me ISO/ TS 22002-1 :2009, që të plotësojnë kriteret e FSC 22000.


 

  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Reja

Implementimi dhe Çertifikimi sipas FSSC 22000 ndihmon kompaninë që të:

  • japë besueshmëri tek konsumatorët dhe tek palët të tjera të interesuara që të gjitha rreziqet e mundshme të sigurisë ushqimore janë identifikuar dhe kontrolluar ashtu siç duhet.
  • tregojë konformitet me kërkesat e klientëve që lidhen me sigurinë ushqimore, për të cilat është rënë dakort me ta, me qëllim që të rrisë kënaqësinë e klientit.
  • kryejë implementimin dhe përditësimin sa më të mirë dhe në vazhdimësi të legjislacionit përkatës
  • ofrojë avantazhe serioze dhe konkuruese për kompanitë që kanë si pikësynim eksportin, dhe të hapë rrugë për krijimin e një partneriteti me supermarkete dhe organizata të tjera, duke qenë se ato tregojnë që ka pajtueshmëri me kërkesat e një Skeme që është pranuar nga organizatat ushqimore lider në botë.


 

TÜV AUSTRIA zë sot një pozicion lider në Ballkan dhe në Mesdhe në fushën e auditimeve, inspektime dhe çertifikime në rang ndërkombëtar, dhe ka në përbërjen e saj një ekip audituesish të aftë, me experience, të trajnuar dhe të çertifikuar në një varg fushash specializimi, të cilët janë me shumë përvojë në sektorin e ushqimit.

TÜV AUSTRIA është liçensuar zyrtarisht nga Fondacioni për Çertifikimin e Sigurisë Ushqimore si Bord Çertifikues për FSSC 22000, dhe përmes akreditimit të saj nga një bord ndërkombëtar akreditimi ajo kryen vlerësimin e Sistemeve të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore duke ofruar çertifikim të njohur botërisht, në përputhje me Skemën FSSC 22000.