Dhoma e Kontrollit të Cilësisë

Dhoma e Kontrollit të Cilësisë

TÜV AUSTRIA ka filluar të ushtrojë aktivitetin e saj në inspektimin e projekteve teknike të palëve të treta si Dhomë e Kontrollit të Cilësisë (Quality Control House – QCH).
Në cilësinë e Dhomës së Kontrollit të Cilësisë, TÜV AUSTRIA ka kryer inspektime në shumë projekte që operojnë në Ballkan. Projektet që tashmë janë ekzekutuar kanë të bëjnë me punimet inxhinierike të ndërtimit, digat, projektet hidraulike, profilet metalike, punimet në rrugë, ndërtimin dhe instalimet elektromekanike.
Në ditët e sotme, auditimi dhe sigurimi i zbatimit të specifikimeve nëpër projekte përbën një prioritet për palët e përfshira në projektet teknike dhe ato të ndërtimit. TÜV AUSTRIA Albania, e cila disponon inspektorë të aftë dhe me përvojë, garanton objektivin e verifikimit që kërkohet nëpër projektet bashkohore teknike.
Inspektimet që kryhen nga TÜV AUSTRIA konsistojnë në:

  •  aprovimin dhe zbatimin e auditimit të Planit të Projektit të Cilësisë
  • aprovimin e materialeve dhe të metodologjisë së punës
  • inspektimet gjatë proçesit të ndërtimit
  • testimet përfundimtare dhe operacionale të instalimeve
  • verifikimin e testeve laboratorike
  • inspektimet e instalimeve në objekt (p.sh. laboratorët)