ΑΤΕΧ

ΑΤΕΧ

Përmes kompanisë mëmë TÜV AUSTRIA GROUP, e cila është një Bord i njohur në Bashkimin Europian për ndjekjen dhe zbatimin e direktivave të ATEX, TÜV AUSTRIA Albania ka filluar të shtrijë aktivitetin e saj edhe në fushën e mbrojtjes nga lëndët plasëse/shpërthyese.
Direktiva 94/9/E që lidhet me pajisjet dhe sistemet mbrojtëse që janë ideuar për t’u përdorur në ambiente me potencial shpërthyes, është vënë në zbatim që më dt. 1.7.2003.
Veç kësaj, është vënë në zbatim Direktiva 99/92/EK që ka të bëjë me kërkesat minimale për përmirësimin e mbrojtjes së Shëndetit dhe Sigurisë së punonjësve që mund të jenë tepër të ekspozuar ndaj zonave të rrezikshme dhe ambienteve shpërthyese. Sipas kësaj direktive, zonat në të cilat mund të krijohen ambiente shpërthyese (p.sh. rafineri, gaz natyror/instalime petrokimike), duhet të plotësojnë disa kërkesa minimale të Direktivës 99/92/EC.