Teknologjia e Saldimit

Teknologjia e Saldimit

Një nga fushat në të cilat TÜV AUSTRIA Albania ofron shërbime është fusha e kualifikimit të saldimeve. 
Kjo i referohet:

  • Kualifikimi i proçedurave të saldimit dhe saldatorëve: TÜV AUSTRIA Albania kualifikon proçedura saldimi dhe saldatorë duke u bazuar në standarte ndërkombëtare, me qëllim  garantimin e cilësisë dhe sigurisë së ndërtimeve, punës dhe punonjësve.
  • Inspektim i saldimeve: Inspektimet kryhen nga inspektorë profesioniste dhe të trainuar, të cilet janë kualifikuar për Nivelin II ose III të të gjitha metodave testuese baze jo destruktive (Vizuale, ultrasonike, radiografike, me pjesë magnetike ose me depërtues të lengshëm).
  • Seminaret: TÜV AUSTRIA Albania ofron seminare të hapura dhe të personalizuara në fushat e mëposhtme: teknologji saldimi, projektim dhe simbolikë e saldimit, analizë dhe parandalim i  saldimeve të dështuara, parandalim dhe mbrojtje nga ndryshku.