Inspektimi i Këndeve të Lojrave

Inspektimi i Këndeve të Lojrave

TÜV AUSTRIA Albania kryen auditimin e integritetit të këndeve të lojërave duke siguruar nivelin maksimal të sigurisë përmes monitorimit të përputhshmërisë me standartet përkatëse dhe/ose kërkesat e sigurisë.

Inspektimi kryhet për paisjet, tokën, gardhin dhe zonën që rrethon këndin e lojrave në natyrë. Pikat kyçe të inspektimit janë mbikqyrja e distancave ndërmjet pajisjeve dhe tokës, kushtet e tokës, themelet e zbuluara, tehet e mprehtë, pjesët që mungojnë, tërësinë e strukturës dhe gërryerjen e tepërt të pjesëve të lëvizshme dhe të palëvizshme. Në këtë mënyrë sigurohet në mënyrë të vazhdueshme qëndrimi i sigurt i fëmijëve në këndet e lojrave, duke qenë se çfarëdo devijimi nga standartet apo kërkesat e sigurisë (p.sh. paisje të prishura apo të rrezikshme) që mund të vërë në rrezik sigurinë e fëmijëve, shpie në mos çertifikimin e këndit të lojrave në natyrë. 

TÜV AUSTRIA është një bord i akredituar nga një bord akreditimi ndërkombetar për inspektimin fillestar dhe periodik të këndeve të lojrave. Inspektimi kryhet nga inxhinierë me përvojë, bazuar në standartet ndërkombëtare.