Inspektimet e Instalimeve Elektrike HD 384

Inspektimet e Instalimeve Elektrike HD 384

Zbatimi ekskluziv i rregullores së re të instalimeve të brendshme elektrike (HD 384), bazuar në vendimin e Ministrisë së Zhvillimit numër F.7.5/1816/88/27.02.2004 filloi në Mars të vitit 2006. Objektivi i rregullores së re është mbrojtja e qytetarëve nga përdorimi i instalimeve elektrike, duke u bazuar në standartet që aplikohen në nivelet Europiane.

Rregullorja e re mbulon sigurinë e nevojshme në rast se kemi dëmtime të materialit dhe të pajisjes, duke ofruar një zgjidhje të pranueshme (tokëzime, pajisje fikse, etj.)
Rregullorja në vetvete, në kombinim me YA F.7.5/1816/88, mund të rregullojë të gjitha çeshtjet që lidhen me problemet e sigurisë që shkaktohen nga hipertensioni, tokëzimet e instalimeve elektrike, dhe gjithashtu mund të përcaktojë mënyrën dhe kohën e testimit dhe ritestimit që mund të kryhet. Rregullorja e sipër përmendur lidhet me instalimet elektrike të rezidencave dhe të hapësirave për biznese.

Sipas legjislacionit (YA F.7.5/1816/88 – FEK 470B/5.3.2004 Neni 5) është e nevojshme që të zhvillohet testimi fillestar dhe ritestimi i instalimeve elektrike, duke filluar nga data 1 Mars, 2006.

Neni përcakton:
1. Për të siguruar dhe për të ruajtur besueshmërinë dhe sigurinë e instalimeve elektrike, duhet të kryhet testimi fillestar dhe ritestimi, sipas kërkesave teknike dhe metodologjisë së standartit.
2. Testimi fillestar duhet të kryhet përpara pajisjes me elektricitet të çdo instalimi ose pas një modifikimi të rëndësishëm.
3. Ritestimi duhet të kryhet në periudha të rregullta kohore, në varësi të instalimeve, si më poshtë:

  • Për ndërtesa rezidenciale dhe ambjente të ngjashme, të paktën çdo 14 vjet
  • Për ambjente biznesi të mbyllura që nuk përmbajnë materiale të djegshme,  të paktën çdo 7 vjet
  •  Për ambjente biznesi të mbyllura që përmbajnë material të djegshme, të paktën çdo 2 vjet
  • Për ambjente publike dhe argëtimi, të paktën çdo vit
  • Për të gjitha kategoritë e sipër përmendura, për sa kohë instalimet preken nga katastrofat natyralen (përmbytje, tërmete)
  • Pas ankesave të banorëve të thjeshtë ose të personave fizikë dhe juridikë
  • Për instalime profesionale të jashtme (detare, pishina, kamping) të paktën çdo vit, dhe në rast të ndërprerjes së elektricitetit ritestimet duhet të kryhen përpara se të bëhet rilidhja
  •  Për të gjitha kategoritë e sipër përmendura, përsa kohë ndryshon mënyra e përdorimit dhe instalimit.

Testimet fillestare dhe ritestimet e instalimeve elektrike do të zbatohen në përputhshmëri me dispozitat e aplikuara në inspektimin e instalimeve elektrike.

Standarti në fuqi është ELOT HD 384
TÜV AUSTRIA ofron shërbimet e mëposhtme në fushën e testimeve të instalimeve elektrike.

  • Testim paraprak për të vërtetuar shkallën e gatishmërisë së instalimit
  • Testimi për të parë nëse instalimet janë në përputhje me kërkesat e standartit ELOT HD 384 dhe me legjislacionin përkatës (Y.A. F. 7.5/1816/88/27.2.2004, Y.A. FA 50/12081/642/26.7.2006, Y.A.F 50/503/168/19.04.2011). Lëshimi i Çertifikatës kryhet pas përfundimit me sukses të auditimit.
  •  Trajnime për kerkesat e standartit, në metodologjitë dhe mënyrën e kontrollit
  • Termografi dhe instalime elektrike
  • Zgjidhje e problemeve të instalimeve elektrike
  • Të Rejat