Inspektimi dhe Çertifikimi i Instalimeve Fotovoltaike

Inspektimi dhe Çertifikimi i Instalimeve Fotovoltaike

TÜV AUSTRIA zë një pozicion lider për shërbimet e inspektimeve dhe instalimeve fotovoltaike. Stafi i kompanisë ka eksperiencën e duhur për të siguruar rezultatet më të larta cilësore. Shërbimet e TÜV AUSTRIA Albania për Sistemet Fotovoltaike të përdorimit shtëpiak dhe të parqeve fotovoltike përfshijnë:

  • Inspektimin periodik dhe çertifikimin e strukturave mbajtëse sipas EuroCode 1,3 & 9
  • Inspektime fillestare dhe periodike të bazuara në standartin EN 62446:2009 (shërbim i akredituar nga një bord akreditimi ndërkombëtar). Lëshimi i çertifikatës së konformitetit të instalimit sipas standartit EN 62446:2009
  • Inspektimin vizual (strukturat ngritëse, kabllot, shkallën e mbrojtjes, kapësat diellorë)
  • Skanimin infra të kuq të pajisjeve nga termografë të çertifikuar (panele elektrike, kabllo, lidhje, panele fotovoltaike)
  • Kontrollet dhe matjet në qarqet me Tension të Ulët (në përputhje me EN 62446:2009, IEC 60364, HD 384, EN 62305)
  • Kontrollet dhe matjet në qarqet me Tension të Mesëm dhe të Lartë (transformatorë, çelësa, tokëzime, kabllo)
  • Matjet e veçanta në qarqet me Tension të Mesëm dhe të Lartë
  • Ekspertizën
  • Kujdesin e duhur
  • Llogaritjet e raportit të performancës
  • Gjetjen e problemeve dhe zgjidhjen e tyre
  • Matjen e performancës së paneleve fotovoltaike në vend-ndodhje
     
  • Përfitimet
  • Eksperienca
  • Akreditimet
  • Të Rejat

Pse duhet të kryhet inspektimi?

  • Për të verifikuar veprimet e duhura dhe sigurinë në sistem
  • Për të rritur besueshmërinë e vënies në zbatim të studimit
  • Për të rritur besueshmërinë e investimit kundrejt palëve të treta
  • Për të kryer verifikimin final të implementimit korrekt të studimit dhe instalimit nga një bord çertifikues i besueshëm, me prestigj ndërkombëtar

Pse duhet të kryhet çertifikimi?

  • Për të thjeshtëzuar financimin e projektit nga banka
  • Për të patur siguri me kushte më të mira

TÜV AUSTRIA Albania ka inspektorë të aftë dhe me eksperiencë, të specializuar në sistemet e fotovoltaike dhe në inspektimin e tyre. Ajo është një pionere në treg dhe ofron shërbime të besuara në fushën e energjisë së gjelbër. Çertifikimi kryhet vetëm pas inspektimit te plotë të proçedurave të instalimit.

TÜV AUSTRIA është një bord çertifikues i akredituar nga një bord akreditimi ndërkombëtar për inspektimet fillestare dhe periodike të instalimeve fotovoltaike të lidhura në rrjet, duke u bazuar në standartin EN 62446.